Kapitulli: 1031. Ai që nuk merr një të pestën nga plaçka e një femohuesi të vrarë; ai që vret një femohues, atëherë atij i takon e gjithë plaçka e tij, pa e dhënënjë të pestën e saj dhe gjykimi i imamit për këtë
1330.
Abdurr-Rrahman Ibn Aufi r.a. tregon: "Kur isha i vendosur në rresht ditën e (betejës së) Bedrit, vështrova nga e djathta ime dhe nga e majta dhe pashë dy djem shumë të rinj nga ensarët. Desha që të isha ndërmjet dy vetëve më të fortë se ata të dy. Njëri prej tyre më tërhoqi vëmendjen, duke më thirrur: "O xhaxha! A e njeh Ebu Xhehlin?" I thashë: "Po. Çfarë do prej tij, o nipi im?" Ai më tha: "Kam dëgjuar se ai e shan të Dërguarin e Allahut a.s.. (Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime! Po e pashë, atëherë trupi im nuk do t'i ndahet trupit të tij, derisa njëri prej nesh të vdesë i pari." U habita shumë nga kjo fjalë. Pastaj më tërhoqi tjetri dhe më tha po të njëjtat fjalë. Pas pak çastesh kur ja! Më kapën sytë Ebu Xhehlin duke ecur midis njerëzve! U thashë: "Shikoni! Ja ai është burri për të cilin më pyetët." Kështu ata të dy u lëshuan dhe e sulmuan me shpatat e tyre derisa e goditën dhe e lëshuan të vdekur. Pastaj të dy rendën tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe e njoftuan për këtë. Ai a.s. pyeti: "Cili prej jush e vrau?" Secili prej tyre tha: "Unë e kam vrarë." I pyeti përsëri: "A i keni pastruar shpatat?" I thanë që jo. Atëherë ai a.s. pa shpatat e tyre dhe tha: "Në të vërtetë, që të dy ju e keni vrarë atë. Plaçkat e tij janë për Muadh Ibn Amr Xhamuhin." Djemtë quheshin Muadh Ibn Afra dhe Muadh Ibn Amr Ibn Xhamuh." (3141)
|