Kapitulli: 1037. A mund të falen idhujtarët, që i tradhtojnë muslimanët?
1342.
Ebu Hurejra r.a. tregon një ngjarje nga ndodhia e Hajberit: "Kur u pushtua Hajberi, (çifutët) i sollën si dhuratë Pejgamberit a.s. një dele të pjekur, të cilën e kishin helmuar. Pejgamberi a.s. urdhëroi dhe tha: "Të gjithë çifutët që kanë qenë këtu, të mblidhen përpara meje.,/ Kështu ata iu grumbulluan atij dhe ai a.s. u tha: "Do t'ju pyes për diçka. A do të më tregoni të vërtetën për të?" Ata thanë: "Po." Pejgamberi a.s. i pyeti: "Kush është babai juaj?" I thanë: "Filani." Ai a.s. u tha: "Keni gënjyer. Babai juaj është filani." I thanë: "Ke thënë të drejtën." Ai a.s. i pyeti përsëri: "A do të më tregoni të vërtetën tani, në qoftë se ju pyes për një gjë?" Ata i thanë: "Po, o Ebul Kasim. Edhe në qoftë se ne të gënjejmë, txi mund ta zbulosh nënën tonë ashtu siç e gjete për babain tonë." Ai a.s. i pyeti: "Kush janë banorët e Zjarrit?" Ata iu përgjigjën: "Ne do të jemi në të për fare pak kohë dhe pastaj ju do të na zëvendësoni atje." Pejgamberi a.s. u tha: "Ju qofshi të mallkuar dhe të poshtëruar në të! Betohem për Allahun! Ne kurrë nuk do t'ju zëvendësojmë juve atje!" Pastaj pyeti përsëri: "A do të më tregoni të vërtetën tani, në qoftë se ju pyes për një gjë?" Iu përgjigjën: "Po, o Ebul Kasim." Ai a.s. i pyeti: "A e keni helmuar mishin e kësaj delje?" Thanë që po. Ai a.s. i pyeti: "Ç'u shtyu për këtë?" Thanë: "Deshëm të merrnim vesh nëse ishe gënjeshtar dhe në këtë rast do të binim rehat prej teje (duke të hequr qafe), ose, nëse je Pejgamber, atëherë helmi nuk do të dëmtonte." (3169)
|