Kapitulli: 1040. Vëmendja ndaj tradhëtisë
1345.
Auf Ibn Maliku r.a. tregon: "Gjatë fushatës së Tebukut shkova te Pejgamberi a.s., kur ai ishte ulur nën një tendë lëkure. Ai a.s. më tha: "Numëro gjashtë shenja, të cilat do të tregojnë afrimin e Orës së fundit (Kiametit): vdekja ime, pastaj rënia e Jerusalemit në duart e muslimanëve, pastaj një epidemi që do t'ju bie (dhe që do të shkaktojë vdekje të madhe) si epidemia që u bie dhenve, pastaj shtimi i pasurisë aq sa, po t'i jepen dikuj edhe njëqind dinarë, prapëseprapë nuk do të jetë i kënaqur, pastaj një sprovë e madhe (fitne) së cilës nuk do t'i shpëtojë asnjë shtëpi arabe (do të hyjë në çdo shtëpi të tyre), pastaj një armëpushim mes jush dhe Beni Esfer- ëve (bizantinëve) të cilët do t'ju tradhëtojnë dhe do t'ju sulmojnë nën tetë flamuj dhe nën çdo flamur do të jenë dymbëdhjetë mijë ushtarë." (3176)
|