Kapitulli: 1045. Vetitë e diellit dhe të hënës
1353.
Ebu Dherri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e ka pyetur atë në kohën e perëndimit të diellit: "A di se ku shkon dielli?" I thashë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë." Ai më tha: "Ai shkon dhe bie në sexhde nën Arsh (Fronin e Allahut) dhe merr leje (për të lindur përsëri) dhe i lejohet. Por shpejt (do të vijë koha kur) ai do të bjerë në sexhde, por kjo nuk do t'i pranohet atij dhe do të kërkojë leje, por nuk do të lejohet dhe do të urdhërohet: 'Kthehu nga erdhe/ Kështu, ai do të lindë nga perëndimi. Dhe do të urdhërohet: 'Kthehu nga erdhe/ Kështu, ai do të lindë nga perëndimi. Ky është shpjegimi i Fjalës së Allahut: 'Edhe dielli rend në rrugën e tij për një kohë (të përcaktuar). Ky është Vendimi i të Gjithëfuqishmit, të Gjithëditurit/" (Kuran, 36: 38) (3199)
1354.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Dielli dhe hëna do të mbështillen (ose do të palosen e do të bashkohen me njëri-tjetrin, ose do të humbin dritën e tyre) Ditën e Kiametit." (3200)
|