Kapitulli: 1047. Përmendja e melekëve (Mëshira e Allahut qoftë mbi ta)
1356.
Ibn Mesudi r.a. thotë se i Dërguari i Allahut a.s., i vërteti dhe i frymëzuari me të vërtetën ka treguar: "Një qenie njerëzore (lënda e krijimit të saj) mblidhet bashkë në mitrën e nënës për dyzet ditë, pastaj ajo shndërrohet në një copë gjaku të mpiksur po për kaq ditë, pastaj bëhet si një copë mishi (e shtypur me dhëmbë) po për kaq ditë. Pastaj Allahu dërgon një melek, i cili urdhërohet t'i shkruajë atij katër gjëra. Ai urdhërohet t'i shkruajë (krijesës së re) veprat, riskun, ditën e vdekjes dhe se a do të jetë i mjeruar a i bekuar (në Jetën e Pasosur). Pas kësaj, krijesës do t'i fryhet shpirti. Në këtë mënyrë, dikush nga ju mund të bëje vepra (të mira), derisa ndërmjet tij dhe Xhenetit të ketë mbetur vetëm një kut, por atij i paraprin paracaktimi i shkruar për të dhe ai fillon të bëjë vepra të liga, të cilat janë veti e banorëve të Zjarrit. Dhe (në të njëjtën mënyrë) dikush nga ju mund të bëjë vepra (të liga), derisa ndërmjet tij dhe Zjarrit të ketë mbetur vetëm një kut, por atij i paraprin paracaktimi i shkruar për të dhe ai fillon të bëjë vepra të mira, të cilat janë veti e banorëve të Xhenetit." (3208)
1357.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nëse Allahu e do një njeri, Ai e thërret Xhibrilin a.s. duke i thënë: 'Allahu e do filanin. O Xhibril, duaje atë!7 Xhibrili do ta dojë atë, pastaj Xhibrili do të bëjë thirrje ndër banorët e qiellit: 'Allahu e do filanin, kështu që edhe ju duhet ta doni atë/ Kështu të gjithë banorët e qiellit do ta duan atë njeri dhe pastaj atij i sigurohet edhe kënaqësia e njerëzve të tokës.,/ (3209)
1358.
Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Melekët zbresin në re dhe përmendin çështjet e vendosura në qiell. Kështu, shejtanët vjedhurazi dëgjojnë për një çështje të tillë, pastaj zbresin dhe u fryjnë falltarëve për këtë, duke i shtuar asaj edhe njëqind rrena të tjera nga vetja e tyre." (3210)
1359.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kur vjen dita e xhuma, melekët zënë vend në çdo derë të xhamisë për të shënuar emrat e njerëzve sipas rradhës që vijnë (kush më herët e kush më vonë për faljen e xhumasë). Kur imami ulet (në minber), ata i mbështjellin shkresat e tyre dhe bëhen gati për të dëgjuar hytben (ligjëratën e imamit)." (3211)
1360.
Berau r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i ka thënë Hasan Ibn Thabitit (poetit) r.a.: "Satirizoji (paganët) dhe Xhibrili do të jetë me ty." (3213)
1361.
Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i ka thënë asaj: "O Aishe, ky është Xhibrili dhe të dërgon ty selam." Ajo i tha: "Selam edhe për të, Mëshira dhe Bekimet e Allahut qofshin me të" dhe duke iu drejtuar Pejgamberit a.s. i tha: "Ti sheh atë që unë nuk e shoh." (3217)
1362.
Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. e ka pyetur Xhibrilin: "Pse nuk na viziton më tepër (më shpesh) se kaq?" Për këtë Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: "Ne (engjëjt) zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd (o Muhamed). Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është në mes. Zoti yt nuk harron kurrë" (Kuran, 19: 64) (3218)
1363.
Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Xhibrili a.s. ma këndoi Kuranin në një mënyrë dhe unë vazhdova t7i kërkoj që të ma lexonte atë në mënyra të ndryshme, derisa ai ma lexoi atë në shtatë këndime "267 (3219)
1364.
Jaëla r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. ta lexojë këtë varg në minber: "Dhe ata do të thërrasin: "O Mali ..."268 (Kuran, 43:77). (3230)
1365.
Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se e ka pyetur Pejgamberin a.s.: "A ke ndeshur ditë më të vështirë se ditën e (luftës së) Uhudit?" Pejgamberi a.s. iu përgjigj: "Vuajta nga populli yt aq sa vuajta dhe më e vështira qe vuajtja e ditës Akabesë e kur i shkova vetë Ibn Abdi-Jalil Ibn Abdul-Kulal dhe ai nuk iu përgjigj kërkesës sime. Kështu u largova i mbuluar me pikëllim të thellë duke vazhduar të eci dhe nuk pushova derisa e pashë veten në Karneth-Thealib. Aty ngrita kokën nga qielli dhe, papritur, papritur pashë një re që më bënte hije dhe sipër së cilës ndodhej Xhibrili a.s.! Ai më thirri dhe më tha: 'Tashmë Allahu e ka dëgjuar fjalën që të ka thënë ty populli yt dhe si të janë përgjigjur ty. Tashmë Allahu të ka dërguar melekun e maleve, kështu që mund ta urdhërosh atë t'u bëjë atyre njerëzve çfarë të duash ti/ Meleku i maleve më thirri, më përshëndeti dhe më tha: 'o Muhamed! Më urdhëro ç'të duash! Nëse do, unë i bashkoj të dy malet (e luginës) dhe ua hedh atyre përsipër/ Ndërsa Pejgamberi a.s. tha: "Jo, por (për më shumë) shpresoj se Allahu do të nxjerrë nga pasardhësit e tyre fëmijë, të cilët do të adhurojnë Allahun Një e të Vetëm duke mos i vënë Atij shokë në adhurim, duke mos adhuruar tjetër përveç Atij." (3231)
1366.
Ibn Mesudi r.a. thotë në lidhje me Fjalën e Allahut të Madhëruar (në ajetin Kuranor): "(dhe Xhibrili ishte) sa largë- sia midis dy harqeve ose edhe më afër, e i shpalli robit të Allahut (Muhamedit a.s.), atë që i shpalli." (Kuran, 53:9,10) se Pejgamberi a.s. e ka parë Xhibrilin a.s. me gjashtëqind palë fletë. (3232)
1367.
Ibn Mesudi r.a. tregon në lidhje me ajetin e Allahut: "...por ai pa disa nga mrekullitë më madhështore të Zotit të tij! (Kuran, 53:18), se Pejgamberi a.s. ka parë një qilim të gjelbër të madh të shtrirë në gjithë harizontin qiellor." (3233)
1368.
Aishja r.a. thotë se kush pohon që Pejgamberi Muhamed a.s. e ka parë Zotin e tij, bën gabim të madh, pasi ai ka parë vetëm Xhibrilin në formën e tij të vërtetë siç është krijuar duke mbuluar gjithë horizontin. (3234)
1369.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Në qoftë se burri i kërkon bashkëshortes të flejë me të në shtratin e tij dhe ajo (pa pasur arsye) nuk pranon dhe e lë atë të flejë i mërzitur, atëherë melekët do ta mallkojnë atë deri në mëngjes." (3237)
1370.
Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Natën e Isra- së (udhëtimi natën) në qiell, pashë Musanë një burrë të gjatë, me flokë kafe kaçurrela, si të ishte nga burrat e fisit Shanua. Pashë Isain një burrë mesatar nga gjatësia dhe nga trupi, me ngjyrë të kuqe në të bardhë dhe me flokë të drejtë e të lëmuar. Pashë edhe Malikun, rojen e Zjarrit dhe Dexhalin. Këto ishin nga shenjat që Allahu m'i tregoi." (Pastaj Pejgamberi a.s. këndoi nga ajeti fisnik): "Kështu që mos dysho në takimin me të (kur ti Muhamed a.s. e takove Musain gjatë natës së Israsë dhe Miraxhit në qiej) " (Kuran, 32:23). (3239)
|