Kapitulli: 1048. Ç'thuhet për cilësitë e Xhenetit dhe për faktin se ai tashmë është i krijuar (dhe ekziston qysh tani)
1371.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kur vdes ndokush, atij i tregohet vendi i tij i përcaktuar paradite dhe pasdite. Kështu, në qoftë se ai është nga banorët e Xhenetit, i tregohet vendi i tij në Xhenet dhe, në qoftë se është nga banorët e Zjarrit, i tregohet vendi i tij në Zjarr." (3240)
1372.
Imran Ibn Husejni r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Vështrova Xhenetin dhe pashë që të varfrit përbënin pjesën më të madhe të banorëve të tij; dhe vështrova Zjarrin dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin gra!" (3241)
1373.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Ishim ulur tek i Dërguari i Allahut a.sv kur ai filloi të na rrëfejë: "Kur isha në gjumë, e pashë veten në Xhenet. Befas pashë një grua duke marrë avdes pranë një pallati! Pyeta: 'I kujt është ky pallat?' Më thanë: 'I Umer Ibn Hattabit/ Pastaj m'u kujtua xhelozia e tij (për gratë), kështu që u largova që andej me të shpejtë." Atëherë (kur dëgjoi këtë fjalë) Umeri r.a. filloi të qante dhe tha: "E si mund të jem xheloz kundër teje, o i Dërguari i Allahut?!" (3242)
1374.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Grupi i parë që do të hyjë në Xhenet do të shkëlqejë si hëna e plotë në një natë të kthjellët. Ata nuk do të pështyjnë atje, nuk do të fryjnë hundët dhe nuk do të kryejnë nevoja. Enët do t'i kenë prej floriri dhe krehërat prej floriri e argjendi; në mangallë ku digjen erëra të mira do të përdorin uluveh (dru i rrallë me erë të mirë) dhe djersa do t'u mbajë erë misku. Secili do të ketë dy bashkëshorte; palca e kockës në këmbët e tyre do të shihet nëpërmjet mishit nga bukuria e jashtëzakonshme. Ata (banorët e Xhenetit) nuk do të kenë as mosmarrveshje, as urrejtje e as miqësi mes tyre; zemrat e tyre do të jenë si një zemër dhe do të lavdërojnë Allahun në mëngjes dhe pasdite." (3245)
1375.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Grupi i parë i atyre njerëzve që do të hyjnë në Xhenet, do të shkëlqejë si hëna e plotë në një natë të kthjellët dhe ata që do të hyjnë pas tij, do të shkëlqejnë si ylli më i shndritshëm. Zemrat e tyre do të jenë si zemra e një njeriu të vetëm, pasi ata nuk do të kenë as mosmarrëveshje, as armiqësi mes tyre. Secili do të ketë dy bashkëshorte, secila do të jetë aq e bukur, aq e pastër dhe e shkëlqyer saqë palca e kockës në këmbët e tyre do të shihet nëpërmjet mishit. Ata do të lartësojnë Allahun në mëngjes e pasdite. Ata as nuk do të sëmuren, as nuk do të fryjnë hundët, as nuk do të pështyjnë. Enët e tyre do të jenë prej floriri dhe argjendi, krehrat do t'i kenë prej ari, lënda djegëse në mangallët e tyre do të jetë uluva (dru i rrallë me erë të mirë) dhe djersa do t'u mbajë erë misku." (3246)
1376.
Sehl Ibn Saadi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Me të vërtetë, shtatëdhjetë mijë ose shtatëqind mijë nga ndjekësit e mi do të hyjnë në Xhenet njëherësh: i pari i tyre do të hyjë përnjëherë me të fundit. Fytyrat e tyre do të shkëlqejnë si hëna e plotë në një natë (të kthjellët)." (3247)
1377.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberit a.s. i sollën dhuratë një xhybe të mëndafshtë, ndërsa ai a.s. e ndalonte veshjen e mëndafshit për burra. Njerëzit u mrekulluan prej saj, ndërsa ai a.s. tha: "(Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta e Muhamedit! Shamitë e duarve të Saad Ibn Muadhit në Xhenet janë më të mira se kjo!" (3248)
1378.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Në Xhenet është një pemë (shumë e madhe), hijën e së cilës një kalorës nuk e kalon edhe po të ecë për njëqind vjet." (3251)
1379.
Ebu Hurejra r.a. tregon të njëjtin hadith dhe shton se Pejgamberi a.s. në fund tha: "Po të doni mund të këndoni ajetin kuranor: 'Dhe ndër hije të zgjatura/ (Kuran, 56:30)." (3252)
1380.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Banorët e Xhenetit do t'i shohin banorët e guraf- eve269 siper tyre, ashtu siç shohin një yll që shkëlqen larg nga lindja a nga perëndimi. Kjo për shkak të epërsisë që kanë ndaj njëri-tjetrit në shpërblim." Kur dëgjuan këtë, njerëzit thanë: "O i Dërguari i Allahut! A janë këto vendbanime të larta për Pejgamberët që s'mund t'i arrijë askush tjetër?" Pejgamberi a.s. u përgjigj: "Jo! Për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime! Këto janë për njerëzit që besuan në Allahun dhe u besuan të Dërguarve." (3256)
|