1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1050. Cilësitë e shejtanit dhe të ushtarëve të tij
›  1384 Aishja r.a. tregon: "Pejgamberit a.s. i bënë magji aq sa filloi t'i dukej sikur po bënte një veprim të cilin, në të vërtetë, nuk po e bënte. Më në fund një ditë u lut e u lut gjatë dhe pastaj tha: "Më duket se Allahu më ka frymëzuar se si të shërohem. Më erdhën (në ëndërr) dy vetë dhe m'u ulën njëri te koka dhe tjetri te këmbët. Njëri prej tyre e pyeti tjetrin: 'Çfarë sëmundje ka ky burrë?' Tjetri iu përgjigj: T kanë bërë magji/ I pari pyeti: 'Kush i ka bërë magji?/ Tjetri iu përgjigj: 'Sebid Ibn Aësami/ I pari pyeti: 'Çfarë ka përdorur'. Tjetri iu përgjigj: 'Një krehër, qime flokësh të mbështjella rreth tij dhe lëkurën e lules mashkullore të hurmës/ I pari pyeti: 'Ku është ajo?' Tjetri iu përgjigj: 'Në pusin Dhervan,// Kështu Pejgamberi a.s. u nis për te pusi, pastaj u kthye. Kur erdhi, më tha: "Palmat e hurmës afër pusit janë si kokat e shejtanëve." E pyeta: "A i nxorre ato gjëra, me të cilat të ishte bërë magjia?" Ai a.s. tha: "Jo, sepse mua tashmë më shëron Allahu, por kam frikë se mos ky veprim mund të përhapë sherr midis njerëzve." Më pas pusin e mbushën me dhë." (3268)
URL:
›  1385 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
"Shejtani shkon te ndonjëri prej jush dhe i pëshpërit: 'Kush e ka krijuar këtë? Kush e ka krijuar atë?' derisa i thotë: 'Kush e ka krijuar Zotin tënd?' Kësisoj, kur t'ju vijë (ndërmend) një pyetje e tillë, atëherë lutjuni Allahut që t'ju ruajë (nga shejtani) dhe flakini tej këto mendime." (3276)
URL:
›  1386 Ibn Umeri r.a. tregon se e ka parë të Dërguarin e Allahut a.s. të bënte me shenjë nga lindja duke thënë:
"Ja, atje! Atje, pra, do të jetë fitneja (sherri, e keqja, sprova)! Ja atje do të dalë fitneja, atje ku del ana e kokës së shejtanit (ose: briri i shejtanit)!" (3279)
URL:
›  1387 Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kur të bjerë nata, mbajini fëmijët pranë vetes, sepse atëherë shpërndahen shejtanët, ndërsa pas një ore mund t'i lini të lirë. Mbyllini dyert (natën) duke përmendur Emrin e Allahut dhe fikini kandilat (dritat) duke përmendur Emrin e Allahut! Mbulojini enët e ujit duke përmendur Emrin e Allahut dhe (nëse nuk keni gjë për t'i mbuluar enët atëherë) vini diçka mbi enë, qoftë edhe një shkop duke përmendur Emrin e Allahut." (3280)
URL:
›  1388 Sulejman Ibn Suradi r.a. tregon: "Kur po rrinim ulur me Pejgamberin a.s., dy burra fyen njëri-tjetrin dhe njëri u skuq në fytyrë (nga zemërimi) dhe iu ngritën damarët e qafës. Kur pa këtë, Pejgamberi a.s. tha: "Vërtet, unë di një fjalë, të cilën po ta thotë ai, do t'i kalonte ajo gjendje dhe do të qetësohej! Po të thotë: 'Eudhu bil-lahi minesh-shejtan (i mbështetem Allahut të më ruajë nga shejtani), atij do t'i ikte gjithë ajo e nxehur që ka." Atëherë (të pranishmit) i thanë atij se Pejgamberi a.s. ka thënë që t'i kërkosh Allahut të të ruajë nga shejtani, ndërsa i nxehuri tha: "A mos jam i çmendur?!" (3282)
URL:
›  1389 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Gogësima (hapja e gojës) është nga shejtani. Prandaj, kur dikujt t'i hapet goja, le të mundohet sa të mundet që ta mbajë (mbyllur), sepse kur dikush bën: 'Ha' (gogësitet me zë), shejtani qesh." (3289)
URL:
›  1390 Ebu Katada r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ëndrra e mirë është nga Allahu dhe ëndërra e keqe është nga shejtani. Prandaj, kur ndonjëri prej jush sheh një ëndërr të keqe, prej së cilës frikësohet, atëherë le të pështyjë në të majtë dhe të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga e keqja e saj, pasi kështu ajo nuk do t'i sjellë atij asnjë dëm.,/ (3292)
URL:
›  1391 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Kur të ngriheni nga gjumi dhe të merrni avdes, lajeni hundën tri herë duke tërhequr ujë me të dhe duke e fryrë atë jashtë, sepse shejtani ka ndenjur gjithë natën në flegrat e saj."(3295)
URL: