Kapitulli: 1053. Nëse miza bie në një enë me ujë, atëherë zhyteni në enë, sepse njëri krah i saj ka sëmundjen, kurse tjetri ka shëruesin e saj
1397.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Në qoftë se në pijen tuaj ndonjë bie mizë shtëpie, atëherë zhyteni atë, sepse njëri krah i saj ka sëmundje, ndërsa tjetri ka shëruesin e sëmundjes." (3320)
1398.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Allahu e fali një prostitutë e cila, kur kaloi pranë një qeni që po gulçonte afër një pusi dhe po ngordhte nga etja, ajo nxori çorapin e saj prej lëkure, e lidhi me shaminë e kokës dhe i nxori atij pak ujë. Për këtë veprim Allahu e fali atë." (3321)
|