Kapitulli: 1054. Krijimi i Ademit a.s. dhe i pasardhësve të tij
1399.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Allahu e krijoi Ademin 60 kutë (rreth 30 metra) të gjatë. Pasi e krijoi atë, i tha: 'Shko dhe përshëndeti ata melekë dhe dëgjo përgjigjen e tyre, sepse ajo do të jetë përshëndetja jote dhe përshëndetja e pasardhësve të tu/ Kështu Ademi u tha melekëve: 'Es-Selamu alejkum (Paqja qoftë mbi ju)'. Ndërsa melekët iu përgjigjën: 'Es-Selamu alejke ve rahmetullah (Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi ty)', duke i shtuar përshëndetjes së Ademit 've rahmetullah'. Çdokush që do të hyjë në Xhenet', do t'i ngjajë Ademit (në pamje dhe në formë). Qysh atëherë pasardhësit e Ademit a.s. kanë ardhur gjithnjë duke u zvogëluar, deri në këtë kohë." (3326)
1400.
Enesi r.a. tregon: "Kur dëgjoi për mbërritjen e Pejgamberit a.s. në Medine, Abdullah Ibn Selami r.a. shkoi tek ai dhe i tha: "Do të të pyes për tri gjëra ,të cilat nuk i di kush tjetër, përveç një Pejgamberi: Cila është shenja e parë (e madhe) e Orës (së Kiametit)? Cili është ushqimi i parë që do të hanë banorët e Xhenetit? Përse fëmija herë i ngjan babait dhe herë i ngjan dajës së tij?" I Dërguari i Allahut a.s. i tha: "Sapo m'i tregoi Xhibrili tani përgjigjet e tyre." Abdullahi i tha: "Ai është armiku i çifutëve nga rradhët e melekëve." I Dërguari i Allahut a.s. vazhdoi: "Shenja e parë (e madhe) e Kiametit do të jetë një zjarr që do t'i grumbullojë njerëzit nga lindja në perëndim. Ushqimi i parë që do të hanë banorët e Xhenetit do të jetë veshëzi i mëlçisë së peshkut. Sa për ngjashmërinë e fëmijës, në qoftë se burri kryen marrëdhënie me bashkëshorten e tij dhe sekreton më përpara, atëherë fëmija do t'i ngjasojë babait dhe, në qoftë se gruaja sekreton e para, atëherë fëmija do t'i ngjasojë asaj." Nga kjo ai tha: "Eshhedu neke Resulullah - Dëshmoj se ti je i Dërguar i Allahut". Pastaj shtoi: "O i Dërguari i Allahut, çifutët janë njerëz shpifarakë. Prandaj nëse e marrin vesh se unë kam pranuar Islamin para se t'i pyesësh ata për mua, ata do të të gënjejnë për mua." Më pas çifutët shkuan tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe Abdullahu hyri në shtëpi. I Dërguari i Allahut a.s. i pyeti ata: "Çfarë njeriu është tek ju Abdullah Ibn Selami?" Ata u përgjigjën: "Ai është më i dituri nga ne dhe biri i më të diturit; është më i miri ynë dhe biri i njeriut më të mirë midis nesh." I Dërguari i Allahut a.s. u tha: "Ç'do të mendonit në qoftë se ai do të pranonte Islamin" Ata thanë: "Allahu e ruajtë nga kjo gjë!" Pastaj Abdullah Ibn Selami hyri tek ata dhe tha: "Eshhedu en laa ilahe il-lAllah ve eshhedu ne Muhameden Resulullah - Dëshmoj se nuk zot (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut." Menjëherë ata filluan të thonë: "Ai është më i poshtri ynë dhe biri i më të poshtrit prej nesh!" dhe vazhduan të flasin keq për të. (3329)
1401.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Sikur të mos ishin Beni Israilët, mishi nuk do të prishej dhe sikur të mos ishte Havaja, asnjë grua nuk do ta tradhtonte burrin e saj."278 (3330)
1402.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Allahu do t'i thotë banorit të Zjarrit që do të ketë dënimin më të lehtë: 'Po të kishe gjithçka në Tokë, a do ta jepje si shpërblim për të liruar veten?' Ai do të thotë: 'Po'. Pastaj Allahu do t'i thotë: 'Kur ishe në Palcën e Ademit, Unë të kërkova shumë më pak se kaq: që të mos adhuroje asgjë e askënd tjetër, përveç Meje, por ti këmbëngule që të më bëje shok (në adhurim)Y/ (3334)
1403.
Ibn Mesudi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Për çdo njeri që vritet padrejtësisht, pjesë në barrën e krimit ka edhe biri i parë i Ademit a.s., pasi ai ishte i pari që filloi vrasjen." (3335)
|