Kapitulli: 1055. Fjala e Allahut të Madhëruar: "Të pyesin ty (o Muhamed) për Dhulkarnejnin. Thuaju: 'Unë do t'ju rrëfej diçka nga historia e tij'. Vërtet, Ne e vendosëm atë në tokë e i dhamë mjete për të arritur çdo gjë." (Kuran, 18: 83,84)
1404.
Zejneb bint Xhahshi r.a. tregon: "Një ditë Pejgamberi a.s. hyri tek unë i frikësuar dhe tha: "Laa ilahe il-lAllah - Nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut! Mjerë arabët nga e keqja e madhe që po u afrohet! Sot është hapur një e çarë në digën e Jexhuxh-Maxhuxhëve tamam si kjo." Pejgamberi a.s. bëri një rreth me gishtin tregues dhe me gishtin e madh. Unë e pyeta: "O i Dërguari i Allahut, a do të shkatërrohemi, ndonëse do të ketë njerëz të drejtë e të përkushtuar mes nesh?" Pejgamberi a.s. tha: "Po, nëse shtohet e keqja.2^" (3351)
1405.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Allahu i Madhëruar do të thotë (Ditën e Kiametit): 'O Adem'. Ademi do të përgjigjet: 'Lebbejke ve Saadejke (Ja ku jam, të përgjigjem! E gjithë mirësia është në Dorën Tënde!)' Allahu do t'i thotë: 'Nxirri mënjanë njerëzit që do të hyjnë në Zjarr/ Ademi do t'i thotë: 'O Allah, sa do të jenë njerëzit e Zjarrit?' Allahu do t'i thotë: 'Në çdo një mijë vetë nxirr 999 (për t'i futur në Zjarr)/ Atëkohe fëmijët do të thinjen, çdo grua shtatzënë do të hedhë barrën dhe do t'i shohësh njerëzit si të pirë, ndërsa nuk do të jenë të pirë, por, në të vërtetë, Ndëshkimi i Allahut do të jetë i rreptë." Shokët e pyetën: "O i Dërguari i Allahut, kush do të jetë ai 'një' prej nesh (që do të shpëtojë nga Zjarri)?" Ai a.s. tha: "Gëzohuni për sihariqin, pasi një do të jetë prej jush dhe një mijë do të jenë nga Jexhuxh- Maxhuxhët." Pastaj Pejgamberi a.s. tha: "(Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime! Shpresoj shumë që ju të jeni çereku i banorëve të Xhenetit!" Ai a.s. shtoi: "Shpresoj shumë që ju të jeni një e treta e banorëve të Xhenetit!" Ne thirrëm 'Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi)'! Ai a.s. vazhdoi: "Shpresoj shumë që ju të jeni gjysma e banorëve të Xhenetit." Ne thirrëm: "Allahu Ekber"\ Pastaj Pejgamberi a.s. tha: "Ju (muslimanët) jeni si një qime e zezë në lëkurën e një kau të bardhë ose si një qime e bardhë në lëkurën e një kau të zi." (3353)
|