1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1056. (pa titull)
›  1406 Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Ju të gjithë do të grumbulloheni (Ditën e Gjykimit) këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pabërë synet." Pastaj ai a.s. këndoi ajetin: "Ashtu siç e filluam krijimin e parë, Ne do ta përsërisim atë: një premtim që ia kemi detyruar Vetes. Padyshim që Ne do ta bëjmë atë (rikrijimin)// (Kuran, 21: 104) Dhe shtoi: "I pari që do të vishet Ditën e Ringjalljes do të jetë Ibrahimi. Disa nga shokët e mi do të merren nga e majta (për në Zjarr) dhe unë do të thërras: 'Shokët e mi, shokët e mi'! Por do të më thonë: 'Ata u bënë femohues duke braktisur Islamin pasi t'i u ndave prej tyre. Pastaj do të them ashtu siç tha robi i përkushtuar i Allahut (Isai a.s.):
'Unë kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë. Nëse Ti i dënon ata - robërit e Tu janë, e nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti’.” (Kuran, 5:117,118) (3354)
URL:
›  1407 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Ditën e Ringjalljes Ibrahimi do të takojë babain e tij, Azerin, fytyra e të cilit do të jetë e nxirë dhe e mbuluar me pluhur. Pejgamberi Ibrahim do t'i thotë atij: 'A nuk të thashë që të mos më kundërshtoje (e të më dëgjoje mua)?' Babai do t'i përgjigjet: 'Sot nuk do të të kundërshtoj (e do të të bindem)/ Ibrahimi do të thotë: 'O Zot! Më ke premtuar se nuk do të më turpërosh (e nuk do të më hidhërosh) në Ditën e Ringjalljes, por çfarë do të jetë turpi më i madh për mua sesa të mallkosh e të ma poshtërosh babanë?!' Atëherë Allahu i Lartësuar do t'i thotë: 'Unë e kam bërë haram (të ndaluar) Xhenetin për feohuesit/ Pastaj Ibrahimit do t'i thuhet: 'O Ibrahim! Çfarë ke nën këmbë?' Ai do të ulë kokën dhe do të shohë një si hienë të përgjakur, e cila do të tërhiqet për këmbësh e do të hidhet në Zjarr." (3355)
URL:
›  1408 Ebu Hurejra r.a. tregon: "Një herë, disa njerëz pyetën: "O i Dërguari i Allahut, kush është njeriu më i fisëm (para Allahut)?" Ai a.s. u përgjigj: "Është ai që ruhet më shumë (nga dënimi i Allahut)" Ata i thanë: "Nuk të pyetëm për këtë." Atëherë Pejgamberi a.s. u tha: "Atëherë është Jusufi, i cili është Pejgamber i Allahut, bir i Pejgamberit të Allahut (Jakub a.s.), nip i Pejgamberit të Allahut (Is'hak a.s.) dhe stërnip i Halilit (mikut të afërt) të Allahut." Përsëri i thanë: "Nuk të pyetëm as për këtë". Ai u tha: " Atëherë po pyesni për breznitë e arabëve? Ata që kanë qenë më të mirët ndër ta në kohën e errësirës paraislame do të jenë më të mirët edhe në Islam, nëse (e) kuptojnë (thellë fenë)." (3358)
URL:
›  1409 Semura r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka rrëfyer: "Më erdhën natën (në ëndërr) dy vetë (dhe më morën me vete). Kaluam pranë një burri shumë të gjatë, aq sa nuk ia shihja dot kokën nga lartësia. Ai qe Ibrahimi a.s.." (3359)
URL:
›  1410 Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
"Në qoftë se doni të shihni Ibrahimin, atëherë shihni shokun tuaj (d.m.th. Pejgamberin Muhamed a.s.), ndërsa Musai ka qenë me flokë kaçurrela e zeshkan që ngiste një deve të kuqe dhe frerët ia kishte bërë me fije palme hurme. Sikur e pashë tani të zbresë poshtë në një luginë!" (3360)
URL:
›  1411 Ebu Hurejra r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ka rrëfyer se Ibrahimi a.s. u bë synet me sqepar, kur ishte tetëdhjetë vjeç." (3361)
URL:
›  1412 Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.
URL:
›  1413 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka rrëfyer: "Ibrahimi a.s. nuk ka gënjyer asnjëherë, përveçse në tri raste. Dy herë për hir të Allahut kur tha: 'Jam sëmurë' dhe 'Nuk e kam bërë unë këtë, por e ka bërë ky idhulli i madh'. Hera e tretë ishte kur Ibrahimi dhe Sara (bashkëshortja e tij) po udhëtonin dhe kaluan nëpër pronat e një sundimtari tiran. Dikush i tha këtij tirani: 'Ky njeri (Ibrahimi) ka me vete një grua që të mahnit'. Kështu ai çoi dikë tek Ibrahimi dhe e pyeti për Sarën: 'Kush është kjo grua?’ Ibrahimi i tha: 'Ajo është motra ime’ Ibrahimi iu afrua Sarës dhe i tha: 'O Sara! Nuk ka asnjë besimtar në faqe të dheut veç meje dhe teje. Ky njeri më pyeti mua për ty dhe i thashë që je motra ime, kështu që mos e moho fjalën time’.” Pastaj hadithi vazhdon si në hadithin nr. 2217. (3363)
URL:
›  1414 Umm Sharik r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka urdhëruar që gcko duhet të vritet. Ajo i ka fryrë zjarrit të Ibrahimit a.s.. (3364)
URL:
›  1415 Ibn Abbasi r.a. tregon (se Pejgamberi a.s. ka thënë): "Gruaja e parë që ka përdorur korse ka qenë nëna e Ismailit. Ajo e përdori korsenë më qëllim që të fshihte shenjat e saj (të shtatzanisë) nga Sara. (Pas lindjes) Ibrahimi e çoi
Haxhirenë cihe birin e saj, Ismailin, të cilit ajo i jepte gji, afër Qabesë, nën një pemë në vendin e (pusit të) Zemzemit, në pjesën e lartë të xhamisë. Gjatë atyre ditëve në Mekë nuk kishte asnjë njeri e nuk kishte as ujë. Kështu, ai i vendosi ata ulur atje dhe la pranë tyre një çantë lëkure me pak hurma brenda dhe një çantë lëkure me pak ujë, ndërsa (vetë) u nis drejt shtëpisë (nga kishte ardhur). Nëna e Ismailit e ndoqi pas duke i thënë: 'O Ibrahim! Ku po shkon duke na lënë në këtë luginë, ku nuk ka asnjë njeri (që të na ndihmojë) e asgjë tjetër?' Ajo ia përsëriti atij shumë herë këtë pyetje, por ai nuk u kthye ta shohë. Pastaj ajo e pyeti atë: 'A të ka urdhëruar Allahu të veprosh kështu?' Ai tha: 'Po/ Ajo tha: 'Atëherë Ai nuk do të na braktisëV dhe u kthye, ndërsa Ibrahimi vazhdoi rrugën drejt. Kur arriti në qafën e malit, ku ata nuk mund ta shihnin, ai u drejtua nga Qabeja, ngriti duart dhe iu lut Allahut duke thënë: 'O Zoti ynë, unë kam vendosur disa nga pasardhësit e mi, në një luginë që nuk mbillet, afër Shtëpisë Sate të Shenjtë, që të falin namazin. Prandaj, bëj që zemrat e njerëzve të ndiejnë dashamirësi për ta dhe jepu fruta, me qëllim që të të falënderojnë!' (Kuran, 14: 37) Nëna e Ismailit vazhdoi t'i jepte gji Ismailit dhe të pinte nga uji (që kishte). Kur uji i çantës u mbarua krejt, atë e mori etja, po kështu edhe fëmijën. Ajo filloi ta shohë Ismailin duke u përpëlitur në agoni dhe e la atë, pasi nuk mund të duronte duke e parë ashtu. Pastaj pa se kodra Safa ishte kodra më e afërt në atë vend, kështu që hipi mbi të dhe filloi të vështronte me imtësi se mbase mund të shihte dikë, por nuk mundi të shohë askënd. Pastaj zbriti nga Safaja dhe, kur arriti në luginë, ngriti rrobën e saj dhe filloi të vrapojë nëpër të, si një njeri në hall e pikëllim. E përshkoi luginën dhe arriti (kodrën) Merva, ku qëndroi dhe filloi të vështronte në pritje për të parë ndokënd, por nuk mundi të shohë njeri. Këtë (vrapim mes Safas dhe Mervas) ajo e bëri shtatë herë." Pejgamberi a.s. tha: "Ky është burimi i kryerjes së Sa'jit (ritit të ecjes) së njerëzve ndërmjet tyre (Safas dhe Mervas). Kur arriti në Merva (për herë të fundit), ajo dëgjoi një zhurmë dhe tha me vete që të rrinte dhe të dëgjonte me vëmendje. Ajo e dëgjoi zërin përsëri dhe thirri: 'Ej, të dëgjova! A ke ndonjë gjë për të më ndihmuar?' Kur ç'të shohë! Një melek qëndronte në vendin e Zemzemit duke gërmuar dheun me thembrën (ose krahun) e tij, derisa nga ai vend rrodhi ujë! Ajo filloi të bënte diçka si pellg rreth tij me duart e saj, pastaj filloi të mbushte me duar çantën prej lëkure dhe pas këtij veprimi uji vërshoi." Pejgamberi a.s. shtoi: "Allahu e mëshiroftë nënën e Ismailit! Po ta kishte lënë Zemzemin (të rridhte pa e penguar atë, ose të mos kishte marrë nga ai ujë për të mbushur çantën e saj), Zemzemi do të kishte qenë ujë i rrjedhshëm në shpinë të tokës." Pejgamberi a.s. më tej shtoi: "Pastaj ajo piu e i dha edhe fëmijës së saj. Meleku i tha asaj: 'Mos ki frikë se do të braktisesh, pasi kjo është Shtëpia e Allahut, e cila do të ndërtohet nga ky djalë dhe babai i tij dhe Allahu kurrë nuk i braktis njerëzit e Tijr Shtëpia (Qabeja) në atë kohë ishte në një vend të ngritur që i ngjasonte një kodrine dhe, kur vinin përrenjtë, ata rridhnin në të djathtë dhe në të majtë të saj. Ajo jetoi kështu, derisa disa njerëz nga fisi i Xhurhumit ose familja e Xhurhumit kaluan pranë saj dhe fëmijës nga rruga e Kadasë. Ata u ndalën në pjesën e poshtme të Mekës kur panë një (lloj) zogu që e dinin se ai sillet përherë rrotull vendit me ujë dhe nuk i ndahej atij. Ata thanë: 'Ky zog duhet të fluturojë rreth ndonjë vendi me ujë, edhe pse ne e dimë se historikisht nuk ka fare ujë në këtë luginë/ Ata çuan një a dy lajmëtarë të cilët e gjetën burimin e ujit dhe u kthyen t'i njoftojnë ata për ujin. Pastaj të gjithë shkuan (drejt ujit)." Pejgamberi a.s. shtoi: "Nëna e Ismailit ishte ulur pranë ujit. Ata e pyetën atë: 'A na lejon të rrimë këtu?' Ajo u përgjigj: 'Po, por ju nuk keni asnjë të drejtë mbi ujin/ Ata u pajtuan me këtë." Pejgamberi a.s. më tej tha: "Nëna e Ismailit ishte e kënaqur me këtë gjendje, pasi ajo po shijonte shoqërinë e njerëzve. Në këtë mënyrë ata u vendosën atje dhe më vonë çuan njerëz për të marrë familjet e tyre që erdhën dhe u vendosën aty. Disa familje u bënë banorë të përhershëm. Fëmija (Ismaili) u rrit dhe mësoi arabishten prej tyre (dhe sjelljet e tij) i bënë ata që ta duan dhe ta pëlqejnë, ndërsa ai rritej. Kur arriti moshën e pjekurisë, ata e martuan me një nga vajzat e tyre. Pasi vdiq nëna e Ismailit, Ibrahimi erdhi pas martesës së të birit që të shihte familjen e tij, të cilën e kishte lënë aty. Por ai nuk e gjeti Ismailin në shtëpi. Kur e pyeti të shoqen e tij për të, ajo u përgjigj: 'Ai ka shkuar për të fituar diçka për jetesën tonë/ Pastaj ai e pyeti gruan për mënyrën e jetesës dhe gjendjen e tyre dhe ajo iu përgjigj duke iu ankuar: 'Ne po jetojmë në mjerim, po jetojmë në vështirësi e varfëri7. Ai i tha: 'Kur të vijë burri yt, jepi atij përshëndetjet e mia dhe thuaji që ta ndërrojë pragun e derës (së shtëpisë së vet)/ Kur erdhi Ismaili, ndjeu diçka jo të zakonshme, kështu që pyeti të shoqen e vet: 'A të ka ardhur ndokush për vizitë?' Ajo u përgjigj: 'Po, një burrë i moshuar kështu e ashtu, i tillë me këto cilësi. Më pyeti për ty dhe unë i tregova; më pyeti edhe për jetesën tonë dhe i tregova se po jetojmë në vështirësi e varfëri/ Atëherë Ismaili i tha: 'A të këshilloi gjë?7 Ajo u përgjigj: 'Po, më tha të të jap ty përshëndetjet e tij dhe të të tregoj që ta ndryshosh pragun e derës/ Ismaili tha: 'Ai ka qenë babai im dhe më ka urdhëruar që të të ndaj ty. Prandaj kthehu te familja jote!7 Kështu, Ismaili e ndau atë dhe u martua me një grua tjetër prej tyre (fisit Xhurhum). Pastaj Ibrahimi qëndroi larg tyre për një kohë, aq sa dëshiroi Allahu dhe i vizitoi ata përsëri, por nuk e gjeti aty Ismailin. Atëherë ai shkoi tek e shoqja e Ismailit dhe e pyeti atë për Ismailin. Ajo i tha: 'Ka shkuar të fitojë diçka për jetesën tonë/ Ibrahimi e pyeti: 'Si po ia kaloni',- duke pasur për qëllim të ardhurat dhe jetesën. Ajo iu përgjigj: 'Ne jemi në mirëqënie e të pasur/'Pastaj ajo falënderoi Allahun. Ibrahimi tha: 'Ç’lloj ushqimi hani?7 Ajo tha: 'Mish'. Ai i tha: 'Çfarë pini?' Ajo tha: 'Ujë7. Ai tha: 'O Allah! Bekoje mishin dhe ujin e tyre!,,/ Pejgamberi a.s. shtoi: "Në atë kohë ata nuk kishin grurë (drithë) dhe, po të kishin pasur grurë, ai do ta kishte lutur Allahun ta bekonte edhe atë." Pejgamberi a.s. shtoi: "Nëse dikush ha vetëm nga këto dy gjëra si ushqim për jetesë, shëndeti dhe mbarështrimi i tij do të ndikohen keq, në qoftë se nuk banon në Mekë." Pejgamberi a.s. shtoi: "Pastaj Ibrahimi i tha të shoqes së Ismailit: 'Kur të vijë burri yt, jepi përshëndetjet e mia dhe thuaji se ai duhet ta mbajë fort pragun e derës/ Kur u kthye, Ismaili e pyeti të shoqen: 'A'të ka ardhur kush për vizitë?' Ajo iu përgjigj: 'Po, erdhi një burrë i pashëm i moshuar/ Ajo e lavdëroi atë dhe shtoi: 'Ai pyeti për ty dhe unë i tregova (se ku ishe). Pyeti edhe për jetesën tonë dhe unë i thashë se ne jemi në gjendje të mirë/ Ismaili e pyeti atë: 'A të dha ndonjë këshillë?' Ajo tha: 'Po, më tha të të jap ty përshëndetjet e tija dhe urdhëroi që ti ta mbash fort pragun e derës tënde/ Atëherë Ismaili tha: 'Ai ka qenë babai im dhe ti je pragu i derës. Ai më ka urdhëruar mua të të mbaj ty/ Pastaj Ibrahimi qëndroi larg tyre për aq kohë sa dëshiroi Allahu dhe pas kësaj i vizitoi ata. Ai e pa Ismailin nën një pemë pranë Zemzemit, duke mprehur shigjetat e tij. Kur Ismaili e pa Ibrahimin, u ngrit ta mirëpresë atë. Ibrahimi i tha: 'O Ismail! Allahu më ka dhënë një urdhër/ Ismaili tha: 'Bëj atë që të ka urdhëruar Zoti yt të bësh/ Ibrahimi pyeti: 'A do të më ndihmosh ti?' Ismaili tha: 'Unë do të të ndihmoj/ Ibrahimi tha: 'Allahu më ka urdhëruar të ndërtoj një shtëpi këtu',- dhe bëri me shenjë drejt një kodrine më të lartë sesa vendi përreth saj." Pejgamberi a.s. shtoi: "Pastaj ata ngritën themelet e Shtëpisë (Qabesë). Ismaili sillte gurët, ndërsa Ibrahimi e ndërtonte. Kur muret u ngritën të lartë, Ismaili solli këtë gur dhe ia vuri Ibrahimit të qëndronte mbi të e të vazhdonte ndërtimin. Ismaili i jepte gurët në dorë dhe që të dy vazhdonin të thoshin: 'Zoti ynë! Pranoje këtë (shërbim) prej nesh. Vërtet, Ti je Gjithëdëgjuesi, i GjithëdituriY' (Kuran, 2: 122) (3369)
URL:
›  1416 Ebu Dherri r.a. tregon: "E kam pyetur të Dërguarin e Allahut a.s. se cila ka qenë xhamia e parë e ndërtuar në tokë. Pejgamberi a.s. i ka thënë: "Xhamia e Shenjtë (në Mekë)." E pyeta: "Po pas saj?" Ai a.s. më tha: "Xhamia Aksa (në Kuds, Jerusalem)." E pyeta përsëri: "Sa kohë kanë pasur ndërmjet tyre?" Ai a.s. më tha: "Dyzet vjet",- pastaj shtoi: "Kudo që të të kapë koha e namazit përkatës, fale atë, sepse këtu qëndron mirësia". (3371)
URL:
›  1417 Ebu Humejd Saidi r.a. tregon se njerëzit pyetën: "O i Dërguari i Allahut, si t'i lutemi Allahut që të dërgojë ty salavateT' I Dërguari i Allahut a.s. u përgjigj: "Thoni: 'Allahum-me sal-li ala Muhamedin ve ala ali Muhamedin kema sal- lejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime, inneke Hamidun Mexhid' dhe 'Allahum-me barik ala Muhamedin ve ala ali Muhamedin kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime, inneke Hamidun Mexhui' - O Allah! Dërgoji salavate (mirësi, nderim dhe mëshirë) Muhamedit dhe familjes së tij ashtu siç i dërgove salavate Ibrahimit dhe familjes së tij! Vërtet, Ti je i Denji për të gjitha lavdërimet, më Madhështori në Lavdi! O Allah! Dërgoji Bekimet e Tua Muhamedit dhe familjes së tij, ashtu siç i dërgove bekime Ibrahimit dhe familjes së tij! Vërtet, Ti je i Denji për të gjitha lavdërimet, më Madhështori në Lavdi!" (3374)
URL:
›  1418 Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. gjithnjë i lutej Allahut ta mbrojë Hasanin dhe Husejnin dhe thoshte: "Stërgjyshi juaj Ibrahimi gjithnjë i lutej Allahut t'ia mbronte Ismailin dhe Is'hakun me këtë lutje: 'Eudlm bikelimatil- lahi tam-mati min kul-li shejtanin ve ham- metin ve min kul-li ajnin lam-meh - I mbështetem Allahut me gjithë fjalët e Tij të përkryera të na ruajë nga çdo shejtan, nga çdo dëmtues helmues si dhe nga çdo sy i ligV' (3376)
URL: