Kapitulli: 1057. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Dhe tregoju për miqtë (melekët) e Ibrahimit" (Kuran, 15: 51) dhe "Kur Ibrahimi tha: 'Zoti im! Më trego se si Ti i ngjall të vdekurit'." (Kuran, 2: 260)
1419.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Ne kemi më të drejtë për të dyshuar sesa Ibrahimi, kur ai tha: 'Zoti im! Më trego se si Ti i ngjall të vdekurit'. Allahu iu përgjigj: 'A nuk beson?' Ibrahimi i tha: 'Padyshim (që besoj), por dua që të më qetësohet zemra (e të kem besim të fortë)'. Allahu e mëshiroftë Lutin! Vërtet, ai gjithnjë u mbajt pas një mbështetje të fortë. Po të kisha qëndruar në burg aq kohë sa ndenji Jusufi, do ta kisha pranuar zgjedhjen (që më paraqitën për të më liruar pa këmbëngulur për të më shpallur të pafajshëm)."2^ (3377)
|