Kapitulli: 1059. Fjala e Allahut të Madhëruar: "Edhe te (populli) Themud (Ne i dërguam) vëllanë e tyre Salihun." (Kuran, 11:61)
1421.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Kur i Dërguari i Allahut ndaloi në Hixhr (lugina shkëmbore ku ka qenë populli Themud) gjatë fushatës së Tebukut, ai i urdhëroi shokët e tij që të mos pinin ujë nga pusi i saj dhe të mos merrnin me vete. Ata i thanë: "Ne tashmë kemi gatuar brumë me ujin e tij dhe kemi mbushur calikët për vete." Kur dëgjoi këtë, Pejgamberi a.s. i urdhëroi që ta hidhnin atë brum dhe ta derdhin ujin e mbushur." (3380)
|