Kapitulli: 1063. Fjala e Allahut të Lartësuar për Asijen dhe Merjemen: "Dhe Allahu sjell një shembull për ata që besojnë: bashkëshorten e Faraonit kur ajo tha: 'Zoti im! Më ndërto mua tek Ti një shtëpi në Xhenet...' (Kuran, 66: 11, 12)
1425.
Ebu Musa r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Shumë burra kanë arritur shkallën e përsosurisë, por asnjë nga gratë nuk e ka arritur këtë shkallë, përveç Asijes, gruas së Faraonit dhe Merjemes, bijës së Imranit. Dhe nuk ka dyshim se epërsia e Aishes ndaj grave të tjera është si epërsia e theridit (përshesh me mish e me bukë, më e mira tek arabët) ndaj gatimeve të tjera." (3411)
|