Kapitulli: 1065. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Edhe Daudit Ne i dhamë Zeburin." (Kuran, 4:163)
1427.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Daudit a.s. i qe bërë shumë e lehtë këndimi i Zeburit. Kështu, ai urdhëronte që t'i bënin gati kafshët e udhëtimit dhe e mbaronte vetë këndimin e Zeburit para se atyre t'u vinin shalën. Ai ushqehej vetëm nga puna e duarve të veta." (3417)
|