Kapitulli: 1066. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Daudit Ne i dhuruam Sulejmanin. Sa rob i shkëlqyer ishte! Vërtet, ai kthehej te Ne gjithnjë me pendim!" (Kuran, 38:30)
1428.
Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Rasti im me njerëzit shëmbëllen me rastin e atij që ndez një zjarr dhe atëherë fluturat dhe insekte të tjera fillojnë të bien në të." Ai a.s. rrëfen këtë ndodhi: "Qenë dy gra dhe që të dyja kishin nga një fëmijë. Erdhi një ujk dhe mori fëmijën e njërës prej tyre. Njëra i tha shoqes së saj: 'Ujku ka marrë djalin tënd',- ndërsa tjetra iu përgjigj: 'J°/ përkundrazi ka marrë djalin tënd'. Kështu, ato të dyja shkuan te Daudi a.s. për të vendosur mes tyre dhe ai gjykoi që fëmija i mbetur t'i jepej gruas më të madhe. Pastaj të dyja shkuan te Sulejmani, i biri i Dautit a.s. dhe ia paraqitën atij ndodhinë. Ai tha: 'Më sillni një thikë që t'ua ndaj fëmijën të dyjave përgjysmë'. Më e reja tha: 'Mos bëj kështu, të mëshiroftë Allahu. Ai është fëmija i saj (i gruas tjetër)! Kështu Sulejmani gjykoi që fëmija i mbetur t'i jepej gruas së re." (3426, 3427)
|