Kapitulli: 1067. Thënia e Allahut të Madhëruar: "(Përkujto) kur melekët i thanë: 'O Merjem! Allahu të ka veçuar ty, të ka pastruar e të ka zgjedhur mbi gratë e botës (të asaj kohe) ..." (Kuran, 3:42- 44)
1429.
Aliu r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Merjemja, e bija e Imranit ka qenë më e mira e grave (të kohës së saj), kurse Hadixhja është më e mira e grave (të këtij populli)" (3434)
1430.
Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Gratë kurejshite janë më të mirat e atyre që ngasin devetë (të arabëve). Ato janë më të mëshirshmet dhe më të kujdesshmet ndaj fëmijëve, si edhe ruajtëset më të mira të pasurive të bashkëshortëve të tyre." (3434)
|