Kapitulli: 1068. Thënia e Allahut të Lartësuar: "O ithtarë të Librave të Parë! Mos i kaloni kufinjtë në fenë tuaj e mos thoni për Allahun, përveçse të vërtetën..." (Kuran, 4:171)
1431.
Ubada r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nëse dikush dëshmon se nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut Një e të Vetëm; se Muhamedi a.s. është rob dhe i Dërguari i Tij; se Isai a.s. është rob i Zotit, i Dërguari i Tij, Fjala e Tij e hedhur te Merjemja dhe shpirt i krijuar prej Tij; se Xheneti është i vërtetë dhe se Xhehenemi është i vërtetë - Allahu do ta pranojë atë në Xhenet me ato veprat që ka bërë." (3435)
|