1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1069. Thënia e Allahut të Madhëruar: "Përmende në Libër (në Kuran, o Muhamed) Merjemen, kur ajo u tërhoq në vetmi nga familja e saj ..." (Kuran, 19:16)
›  1432 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi ka thënë: "Askush nuk ka folur që në djep përveç tre vetëve:
1. Isai a.s..
2. ka qenë një njeri nga Beni Israilët, i quajtur Xhurejxh. Një herë, teksa po falej, i erdhi e ëma dhe e thirri. Tha (me vete): 'T'i përgjigjem asaj apo të vazhdoj faljen?' (Nuk iu përgjigj së ëmës dhe vazhdoi faljen). Nëna e tij tha: 'O Allah! Mos e lër të vdesë derisa të shohë fytyrat e lavireve/ Kështu, kur ishte në qelinë e vet, aty shkoi një grua dhe u mundua ta joshte e ta kandiste, por ai nuk pranoi. Atëherë ajo shkoi te një bari dhe fjeti me të. Më vonë ajo lindi një fëmijë dhe nxori fjalë se ai ishte fëmija i Xhurejxhit. Njerëzit atëherë shkuan tek ai, ia shkatërruan qelinë e adhurimit, e përzunë prej saj dhe e poshtëruan shumë. Xhurejxhi mori avdes dhe u fal, pastaj iu afrua fëmijës dhe i tha: 'O foshnjë! Kush është babai yt?7 Fëmija u përgjigj: 'Bariu/ (Pasi e dëgjuan këtë), njerëzit i thanë: 'Do të ta bëjmë qelinë prej ariV por ai u tha: 'J°/ me asgje tjetër, përveç baltës'.
3. Një grua nga Beni Israilët, ishte duke i dhënë gji fëmijës, kur aty pranë kaloi një kalorës, një djalosh i pashëm. Ajo u lut: 'O Allah! Ma bëj fëmijën si ky!\ Atëherë fëmija e la gjirin e nënës dhe tha: 'O Zot! Mos më bëj si ai!', pastaj vazhdoi të thithte gjirin.,/ (Ebu Hurejra shtoi: "Sikur e shoh edhe tani Pejgamberin a.s. duke thithur gishtin e tij, si për ta treguar me të vërtetë). "Pas pak, aty pranë kaluan disa njerëz me një vashë robinë, ndërsa gruaja i pa dhe u lut: 'O Zot! Mos ma bëj fëmijën si kjo!' Ndërkaq fëmija e la gjirin e së ëmës dhe tha: 'O Allah! Më bëj edhe mua si ajo!’ Kur e ëma e pyeti pse kështu, fëmija iu përgjigj: 'Kalorësi është njeri gjakatar e shtypës, ndërsa kjo skllave fajësohet pa të drejtë se ka vjedhur dhe se ka bërë imoralitet." (3436)
URL:
›  1433 Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Pashë Musanë, Isanë dhe Ibrahimn (natën e ngritjes në qiell). Isai ishte i kuqërremtë, me flokë kaçurrela dhe me gjoks të gjerë. Musai ishte zeshkan, me flokë të drejtë, i gjatë, sikur të ishte nga burrat e fisit Zutt." (3438)
URL:
›  1434 Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. përmendi para njerëzve Mcsihun Dcxhal (Mesihun e Rremë) duke thënë: "Allahu nuk është me një sy, ndërsa Mcsihu Dcxhal është i verbuar në syrin e djathtë dhe syri i duket si kokërr rrushi e shtrydhur. Mbrëmë, ndërsa po flija afër Qabesë, pashë në ëndërr një burrë zeshkan, më të mirin që mund të shohësh nga zeshkanët, ndërsa flokët i kishte të gjata sa i binin ndërmjet shpatullave. Flokët i kishte të drejtë e të lëmuar, ndërsa koka i kullonte ujë; duart ua kishte vënë mbi shpatulla dy burrave, ndërsa po bënte tavaf rreth Qabesë. Pyeta: 'Kush është ky?' Më thanë: 'Është Isai, biri i Merjemes'. Pas tij pashë një burrë me flokë të shkurtra kaçurrela, qorr në syrin e djathtë, i cili i ngjasonte shumë nga pamja Ibn Katanit. Duart i kishte vënë në shpatullat e një burri dhe po bënte tavaf rreth Qabesë. Pyeta: 'Kush është ky?' Më thanë: 'Mesihu Dexhal'" (3439, 3440)
URL:
›  1435 Ibn Umeri r.a. tregon: "Jo, për Allah! Pejgamberi a.s. nuk ka thënë se Isai ishte i kuqërremtë, por tha: "Ndërsa po flija, (në ëndërr) pashë veten duke bërë tavaf rreth Qabesë. Papritur pashë një burrë zeshkan e me flokë të drejtë e të lëmuar që po ecte ndërmjet dy burrave të tjerë, ndërsa koka i kullonte ujë. Pyeta: 'Kush është ky?7 Më thanë: 'Ai është biri i Merjemes/. Pastaj vështrova pas dhe pashë një burrë kuqalosh, të shëndoshë, me flokë kaçurrela, me syrin e djathtë qorr që i dukej si kokërr rrushi e shtrydhur. Pyeta: 'Kush është ky?7 Më thanë: 'Ky është Dexhali'. Njeriu që i ngjasonte më shumë atij ishte Ibn Katani." (3441)
URL:
›  1436 Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Unë jam më i afërti nga të gjithë njerëzit me birin e Merjemes. Të gjithë Pejgamberët janë vëllezër nga babai dhe nuk ka pasur Pejgamber mes meje dhe atij (Isait, birit të Merjemes)." (3442)
URL:
›  1437 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
"Unë jam njeriu më i afërt me Isain, të birin e Merjemes edhe në dynja, edhe në Ahiret. Pejgamberët janë vëllezër nga babai: kanë nëna të ndryshme, por feja e tyre është një (Islami)" (3443)
URL:
›  1438 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka dëftuar:
"Isai, i biri i Merjemes pa një burrë duke vjedhur dhe i tha atij: 'A vodhe?'
Ai i tha: ‘Jo, për Allah, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet)!' Atëherë Isai tha: 'Unë i besoj Allahut dhe i quaj gënjeshtarë sytë e miT (3444)
URL:
›  1439 Umeri r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë:
"Mos e teproni me lavdërime ndaj meje siç e tejkaluan të krishterët me birin e Merjemes, pasi unë jam rob i Allahut (siç qe edhe Isai, biri i Merjemes), kështu që më thirrni: robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij." (3445)
URL: