1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1071. Çfarë thuhet për Beni Israilët
›  1441 Hudhejfa r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Kur të dalë Dexhali, ai do të ketë me vete zjarr dhe ujë. Atë që njerëzit do ta shohin si zjarr, ai do të jetë ujë i ftohtë, ndërsa, atë që njerëzit do ta shohin si ujë të ftohtë, ai do të jetë si zjarr që djeg. Kështu pra, në qoftë se ndonjëri prej jush e takon këtë, ai duhet të hidhet në atë që i duket se është zjarr, pasi në të vërtetë ai do të jetë ujë i ëmbël (i pijshëm) dhe i ftohtë." (3450)
URL:
›  1442 Hudhejfa r.a. se tregon gjithashtu e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të dëftojë: "Një herë një burrë në shtratin e vdekjes humbi çdo shpresë për të shpëtuar, prandaj u tha njerëzve të tij: 'Kur të vdes, mblidhni një grumbull të madh me dru dhe ndizeni (për të më djegur mua). Kur zjarri të më djegë mishin, të arrijë kockat e t'i djegë ato, atëherë merrini ato, shtypini e bëjini pluhur. Pastaj prisni ndonjë ditë me erë dhe hidheni atë (pluhurin e kockave) në det/ Kështu bënë, por Allahu i grumbulloi gjithë thërrmijët e tij dhe e pyeti: Tërse e bëre këtë?7 Ai iu përgjigj: 'Nga frika Jote/ Kështu Allahu i fali atë." (3452)
URL:
›  1443 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Izraelitët gjithnjë janë sunduar dhe udhëhequr nga Pejgamberët. Kurdo që vdiste një Pejgamber, shpejt vendin e tij do ta zinte një tjetër. Pas meje nuk ka më Pejgamberë, por do të ketë halifë (prijës të fesë e të shtetit Islam) që do të jenë të shumtë. Njerëzit e pyetën: "O i Dërguari i Allahut! Çfarë na urdhëron të bëjmë?" Ai u përgjigj: "Bindjuni të parit që do t'i jepet hcsa. Plotësoni detyrimet ndaj tyre, sepse Allahu do t'i pyesë ata (për çdo mangësi) në sundimin e njerëzve që Allahu i ka vënë nën mbrojtjen dhe pushtetin e tyre." (3455)
URL:
›  1444 Ebu Said r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Sigurisht që ju do të ndiqni rrugët e atyre kombeve që kanë qenë përpara jush, pëllëmbë për pëllëmbë dhe hap pas hapi, aq sa, sikur ata të hynin në vrimë të hardhucës, edhe ju do t'i ndiqnit nga pas." I thanë: "O i Dërguari i Allahut, a e ke fjalën për çifutët dhe të krishterët?" Ai a.s. u përgjigj: "E për kë tjetër? (Padyshim që ata do të ndiqni)" (3456)
URL:
›  1445 Abdullah Ibn Amri tregon r.a. se Pejgamberi ka thënë: "Përcilluni njerëzve mësimet e mia, qoftë edhe një ajet (nga Kurani ose fjalë nga Suneti im)! Tregojini edhe ndodhitë e Beni Israilëve, pasi një gjë e tillë nuk përbën gjynah. Por kushdo që shpif gënjeshtër ndaj meje qëllimisht, atëherë le të zërë i sigurt vendin e vet në Zjarr." (3461)
URL:
›  1446 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Çifutët dhe të krishterët nuk i ngjyejnë (flokët e thinjur), kështu që ju duhet të bëni të kundërtën e atyre (duke i lyer flokët e thinjur dhe mjekrat). " (3462)
URL:
›  1447 Xhundub r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka dëftuar: "Në një nga popujt para jush, ka qenë një burrë i plagosur. Për shkak se nuk (e) duroi dot (dhimbjen), ai mori një thikë dhe preu dorën e vet. Kështu gjaku rrodhi, derisa ai vdiq. Allahu i Lartësuar tha: 'Robi im nxitoi t'ia sjellë vetes vdekjen, kështu që Unë ia kam ndaluar atij Xhenetin." (3463)
URL:
›  1448 Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të dëftojë: " Allahu deshi të provojë tre vetë nga Beni Israilët: një të sëmurë me lebër, një të verbër dhe një qeros. Për këtë qëllim Ai dërgoi tek i lebrosuri një melek, i cili i tha: "Ç'gjë dëshiron më shumë?" Ai iu përgjigj: "Ngjyrë të mirë dhe lëkurë të mirë, sepse njerëzit kanë shumë neveri ndaj meje." Meleku e preku dhe atij iu shërua sëmundja. Pastaj atij iu dha ngjyrë e mirë dhe lëkurë e bukur. Meleku e pyeti (prapë): 'Ç'lloj pasurie dëshiron më shumë?' Ai i tha: 'Deve'. Kështu, atij iu dha një deve e mbarsur, ndërsa meleku i tha: 'Allahu të bekoftë me të!' Pastaj meleku shkoi te qerosi dhe i tha: 'Ç'gjë dëshiron më shumë?' Ai i tha: 'Dua flokë të mirë e të më shërohet kjo sëmundje, sepse njerëzit ndiejnë neveri prej meje/ Meleku e preku dhe atij iu shërua sëmundja e i dolën flokë të mirë. Meleku e pyeti (pastaj): 'Ç'lloj pasurie dëshiron më shumë?/ Ai i tha: 'Lopë'. Meleku i dha atij një lopë të mbarsur dhe i tha: 'Allahu të bekoftë me të/ Meleku shkoi tek i verbri dhe e pyeti: 'Ç'gjë dëshiron më shumë?7 Ai i tha: 'Dua që Allahu të më kthejë dritën e syve që të mund të shikoj njerëzit/ Meleku ia preku sytë dhe Allahu ia ktheu shikimin. Pastaj meleku e pyeti: 'Ç'lloj pasurie të pëlqen më shumë?' Ai iu përgjigj: 'Dhentë/ Meleku i dha një dele të mbarsur. Me kalimin e kohës të tria kafshët lindën dhe u shtuan e u shtuan, aq sa ata të tre kishin përkatësisht një kope me deve që mbushte luginën, një kope me lopë që mbushte fushën e dhe një tufë me dhen që mbushte bjeshkën. Pas kësaj, meleku mori pamjen e një të lebrosuri dhe shkoi tek ish-i lebrosuri, të cilit i tha: 'Jam i varfër, i gjorë dhe kam humbur gjithçka në udhëtim. Prandaj, askush nuk mund të m'i plotësojë nevojat në këto çaste, përveçse Allahu e pastaj ti. Në Emër të Atij që të ka dhënë një ngjyrë kaq të mirë, një lëkurë kaq të bukur dhe kaq shumë pasuri, të kërkoj të më japësh një deve që të arrij atje për ku jam nisur! Ai iu përgjigj: 'Kam shumë detyrime (e nuk mund të të jap gjë ty)! Meleku i tha: 'Më duket se të njoh ty! A nuk ke qenë ti një i lebrosur, prej të cilit njerëzit kishin shumë neveri?! A nuk ishe ti i varfër dhe pastaj Allahu të fali gjithë këtë pasuri?!' Ai iu përgjigj: '(Kjo nuk është e vërtetë), këtë pasuri e kam trashëgim prej të parëve të mi!' Meleku i tha: 'Nëse gënjen, atëherë Allahu të bëftë siç ke qenë më parë!' Pastaj meleku mori formën dhe pamjen e një qerosi dhe shkoi tek ish-qerosi. Atij i tha të njëjtat gjëra që i kishte thënë të lebrosurit dhe ai iu përgjigj njëlloj si i lebrosuri. Pastaj meleku i tha: 'Nëse gënjen, atëherë Allahu të bëftë siç ke qenë më parë!7
Pastaj meleku mori formën dhe pamjen e një të verbri dhe shkoi tek ish-i verbëri, të cilit i tha: 'Jam një i varfër, udhëtar që i ka mbaruar gjithçka në udhëtim. Askush nuk mund të më ndihmojë, përveçse Allahu dhe pastaj ti. Të kërkoj në Emër të Atij që të ka kthyer prapë dritën e syve, të më japësh një dele, me qëllim që me ndihmën e saj të mundem të sos udhëtimin e të arrij në vend!' Ai iu përgjigj: 'Vërtet, unë isha i verbër dhe Allahu ma ktheu shikimin; isha i mjerë dhe Allahu më bëri të pasur! Prandaj merr ç'të duash nga pasuria ime. Betohem për Allahun se nuk do të të ndaloj të marrësh gjithçka që ke nevojë nga pasuria ime, të cilën do ta marrësh për hir të Allahut!' Meleku iu përgjigj: 'Mbaje pasurinë që ke. Ju të tre keni qenë në provë nga Allahu, i Cili është i kënaqur me ty, por është i zemëruar me dy shokët e tuV' (3464)
URL:
›  1449 Ebu Said r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka dëftuar: "Ka qenë një burrë nga Beni Israilët, i cili kishte vrarë 99 vetë dhe doli të pyesë (nëse atij mund t'i pranohej pendimi apo jo). Ai shkoi tek një murg dhe e pyeti nëse mund t'i pranohej pendimi. Murgu i tha që jo, kështu që e vrau murgun dhe vazhdoi të pyesë, derisa dikush e udhëzoi të shkonte në një fshat të caktuar. Rrugës (për tek ai fshat), atë e kapi vdekja. Ndërsa ishte duke dhënë shpirt, ai e ktheu gjoksin drejt fshatit (ku shpresonte se do t'i pranohej pendimi). Atëherë melekët e mëshirës dhe melekët e ndëshkimit u grindën për të (se kush duhej t'ia merrte shpirtin). Allahu e urdhëroi fshatin e mbërritjes që të afrohej dhe e urdhëroi fshatin e nisjes që të largohej. Pastaj i urdhëroi melekët: 'Matni largësinë midis trupit të tij dhe dy fshatrave'. Atëherë u pa se trupi ishte një pëllëmbë më afër fshatit të mbërritjes, kështu që Allahu e fali atë." (3470)
URL:
›  1450 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka dëftuar:
"Dikush bleu një copë tokë nga një tjetër. Ai që e bleu tokën gjeti brenda saj një qyp me flori. Blerësi i tokës i tha shitësit të saj: 'Merre floririn tënd nga unë, sepse unë të bleva vetëm tokën dhe nuk të bleva floririn/ Ai që e shiti tokën i tha: 'Unë të kam shitur tokën me gjithë çka brenda'. Kështu ata të dy ia paraqitën çështjen një të treti për gjykim. Ai i pyeti: 'A keni fëmijë?' Njëri tha: 'Kam një djalë',- ndërsa tjetri tha: 'Kam një vajzë'. Ai u tha: 'Martoni djalin me vajzën një pjesë të floririt shpenzojeni për ata të dy. Pjesën që do të mbetet jepeni sadaka (bamirësi)'." (3472)
URL:
›  1451 Usama Ibn Zejdin r.a. e pyetën se çfarë kishte dëgjuar nga i Dërguari i Allahut a.s. për murtajën. Ai u tregoi se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Murtaja ka qenë një ndëshkim i dërguar mbi një grup njerëzish nga Beni Israilët (ose mbi disa popuj para jush). Kësisoj, nëse dëgjoni për përhapjen e saj në ndonjë vend, mos iu afroni atij vendi, ndërsa, po të shfaqet në aty ku jeni, atëherë mos ikni për të shpëtuar prej saj." (3473)
URL:
›  1452 Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut a.s. për murtajën dhe se ai a.s. i ka thënë: "Ajo është një ndëshkim që Allahu ia çon kujt dojë, ndinëse për besimtarët Allahu e ka bërë atë mëshirë. Kushdo që rri në vendin e vet, kur bie murtaja, me durim dhe shpresë (për shpërblimin e Allahut) dhe duke besuar se do t'i ndodhë vetëm ajo që Allahu i ka shkruar atij, atëherë ai do të fitojë shpërblimin e një shehidi (dëshmori).,/ (3474)
URL:
›  1453 Ibn Mesudi r.a. tregon: "Më duket sikur jam duke parë Pejgamberin a.s. tek tregon për një nga Pejgamberët, populli i të cilit e kishte rrahur atë dhe e kishte bërë t'i kullonte gjak, ndërsa ai e fshinte gjakun nga fytyra, duke thënë: "O Allah! Fale popullin tim, sepse ata nuk dinë" (3477)
URL:
›  1454 Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Dikush po ecte duke tërhequr zvarrë rrobën e tij me krenari, kur Allahu e fundosi atë në tokë. Tashmë ai zhytet thellë e më thellë në tokë, deri në Ditën e Kiametit." (3485)
URL: