1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1076. Çfarë ndalohet nga rruga (lutjet dhe zakonet) e kohës së errësirës paraislame
›  1467 Xhabiri r.a. tregon: "Ishim me Pejgamberin a.s. në një nga fushatat e shenjta luftarake. Me të u bashkuan një shumicë e madhe nga muhaxhirët. Mes tyre ishte edhe një burrë që bënte shumë shakara e lojra (me shigjeta etj.). Duke lozur ai goditi një ensar në ije. ensari u nxeh aq shumë sa të dy thirrën njerëzit e tyre. ensari thirri: "O ensarë (ndihmë)!" Edhe muhaxhiri thirri: "O muhaxhirë (ndihmë)!" Kështu, doli Pejgamberi a.s. dhe tha: "Çfarë kanë njerëzit që bëjnë thirrje si të kohës së padijes para- islame?!" Pastaj ai a.s. pyeti: "Ç'është me ta?" Ata i treguan për goditjen që muhaxhiri i bëri ensarit. Pejgamberi a.s. tha: "Lërini këtë, pasi kjo është një thirrje e keqe!" Abdullah Ibn Selul (hipokrit nga Medina) tha: "Por ata (muhaxhirët) thirrën dhe u grumbulluan kundër nesh, kështu që, kur të kthehemi në Medine, padyshim që më të nderuarit do t'i nxjerrin prej andej më të ultit." Nga kjo Umeri tha: "A nuk e vrasim këtë njeri të lig (Ibn Selulin), o i Dërguari i Allahut?" Ndërsa Pejgamberi a.s. tha: "Jo, që të mos thonë njerëzit pastaj se Muhamedi (a.s.) i vriste shokët e vet." (3518)
URL: