Kapitulli: 1081. Emrat (epitetet) e të Dërguarit të Allahut a.s.
1473.
Xhubejri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Unë kam pesë emra: unë jam Muhammedi (shumë i lavdëruar) dhe Ahmedi (lavdërues i madh); unë jam Mahi-u (zhdukësi) me anë të të cilit Allahu do të zhdukë femohimin; unë jam Hashir-i (tubuesi), në këmbët e të cilit do të tubohen të gjithë njerëzit (Ditën e gjykimit; unë jam Akib-i (i fundmi, nuk do të ketë më Pejgamber pas meje)." (3532)
1474.
Tregon Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: "A nuk habiteni se si Allahu më mbron mua nga sharjet dhe mallkimet e kurejshëve?! Ata fyejnë një njeri të sharë (Mudhemmemen) dhe mallkojnë një njeri të sharë (Mudhemmemen), ndërkohë që unë jam Muhammmedun - shumë i lavdëruar (dhe jo Mudhemmemen)."(3533)
|