Kapitulli: 1086. Sytë e Pejgamberit a.s. flinin, por zemra e tij nuk flinte
1499.
Abdullah Ibn Ebi Nemiri tregon: "E kam dëgjuar Enesin r.a. të na tregonte për natën e udhëtimit të Pejgamberit a.s. nga Xhamia e Qabesë (në Xhaminë Aksa e më tej nëpër qiej). Ndër të tjera, ai tha: "Tre vetë (melekë) shkuan te Pejgamberi a.s., përpara se atij t'i fillonte Shpallja Hyjnore, ndërsa po flinte brenda në Xhaminë e Shenjtë (Qabeja). I pari (nga melekët) tha: "Cili prej tyre është ai?" I dyti tha: "Ai është më i miri i tyre." I fundit tha: "Merrni më të mirin e tyre." Kjo qe e gjitha që ndodhi atëherë dhe ai nuk i pa më ata, derisa ata i erdhën përsëri një natë tjetër. Ai e ndjeu praninë e tyre me zemër, sepse sytë e Pejgamberit a.s. ishin të mbyllur kur flinte, ndërsa zemra e tij nuk flinte (nuk ishte e pavetëdijshme). Kjo është veçori e Pejgamberëve: sytë e tyre flenë, por zemra e tyre nuk fle. Pastaj Xhibrili a.s. mori detyrën për Pejgamberin a.s. dhe u ngjit bashkë me të në qiej." (3570)
|