Kapitulli: 1087. Shenjat treguese të Pejgamberisë në Islam
1500.
Enesi r.a. tregon: "Kur Pejgamberi a.s. ishte në Zaura, atij i sollën një enë me ujë. Ai futi dorën në të dhe menjëherë uji filloi të rrjedhë midis gishtave të tij! Kështu, të gjithë njerëzit morën avdes me atë ujë." Enesin e pye- tën: "Sa vetë ishit?" Enesi iu përgjigj: "Treqind ose afër treqindëshit." (3572)
1501.
Ibn Mesudi r.a. tregon: "Ne i quanim mrekullitë si bekime dhe mirësi nga Allahu, ndërsa ju i merrni ato si këshillime e paralajmërime. Një herë ishim me të Dërguarin e Allahut a.s. në një udhëtim dhe na u pakësua shumë uji. Ai a.s. na tha: "Ma sillni ujin që ka mbetur." Njerëzit i sollën një enë me pak ujë në të. Ai a.s. e shtiu dorën e tij në enë pastaj tha: "Ejani tek ky ujë i pastër e i bekuar. Bekimi dhe mbarësia janë nga Allahu!" E pashë ujin të rridhte midis gishtave të të Dërguarit të Allahut a.s.! Madje ne kemi dëgjuar edhe lavdërimin që i bënin ushqimet Allahut, ndërkohë që ai (a.s.) hante!,/ (3579)
1502.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk do të vijë Ora (nuk do të bëhet Kiameti) derisa ju të luftoni një popull me këpucë leshi. (Hadithi nr. 1262) Dhe do të vijë një kohë, kur ndonjëri prej jush do të dojë më shumë që të më shohë mua sesa t'i dyfishohet familja dhe pasuria." (3587, 3588, 3589)
1503.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk do të bëhet Kiameti derisa ju të luftoni me (popujt) Huza dhe Kerman nga jo- arabët. Ata do të kenë fytyrë të kuqe, hundë të shtypur dhe sy të vegjël; fytyrat e tyre do të duken si mburoja të rrafshta dhe këpucët do t'i kenë prej leshi." (3590)
1504.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kjo degë e kurejshëve do t'i shkatërrojë njerëzit." Shokët e tij e pyetën: "Ç'na urdhëron të bëjmë ne atëherë?" Ai a.s. u përgjigj: "Do të këshilloja që njerëzit të rrinin larg tyre." (3604)
1505.
Ebu Hurejra r.a. ka thënë se e ka dëgjuar të besueshmin e frymëzuar me të vërtetën (Pejgamberin a.s.) të thotë: "Shkatërrimi i pasardhësve të mi do të vijë nga dora e disa të rinjve prej kurejshëve." Mervani e ka pyetur: "Disa djem të rinjë?!". Ebu Hurejra i ka thënë: "Në qoftë se do, do t'i emëroja ata: (fisi) bijtë e filanit dhe (fisi) bijtë e filanit." (3605)
1506.
Hudhejfa Ibn Jeman r.a. tregon: "Gjithnjë njerëzit e pyesnin të Dërguarin e Allahut a.s. për të mirën, ndërsa unë e pyesja për të keqen, nga frika se mund të më kapte mua. Një herë i thashë: "O i Dërguari i Allahut! Ne kemi qenë në një padije të thellë dhe një të keqe të madhe dhe Allahu na dhuroi këtë mirësi. A do të ketë pas kësaj mirësie ndonjë sherr (të keqe)?" Ai a.s. tha: "Po." Pyeta: "A do të ketë pas asaj të keqeje mirësi?" Ai (a.s.) tha: "Po, por do të jetë e përlyer me të këqija të vogla." E pyeta: "Ç'do të jenë këto të këqija të vogla?" Ai u përgjigj: "Do të jenë disa njerëz që do të sundojnë popullin me parime të tjera, ndryshe nga parimet dhe rruga (Sunneti) ime. Do t'i shihni veprimet e tyrë dhe nuk do të pajtoheni me to." I thashë: "A do të ketë ndonjë të keqe (sherr) pas asaj të mire?" Ai a.s. më tha: "Po, do të ketë njerëz që do t'i ftojnë të tjerët te portat e Xhehenemit: kushdo që i përgjigjet ftesës së tyre do të hidhet (prej tyre) në të (Zjarr)." I thashë: "O i Dërguari i Allahut, na i përshkruaj pra këta njerëz." Ai a.s. tha: "Ata do të jenë prej nesh dhe do të flasin gjuhën tonë."E pyeta: "O i Dërguari i Allahut, ç'më urdhëron të bëj në qoftë se më kap një situatë e tillë (gjatë jetës sime)?" Ai a.s. m'u përgjigj: "Përmbaju xhematit (bashkësisë, grupit) të muslimanëve dhe imamit (prijësit) të tyre." I thashë: "Po sikur të mos ketë as xhemat dhe as imam, (ç'duhet të bëj)?" Ai a.s. më tha: "Rri larg nga të gjitha ata sekte, edhe sikur të të duhet të kafshosh rrënjë peme (për të ngrënë), derisa të të vijë vdekja (e të takosh Allahun), ndërsa të vazhdosh akoma në atë gjendje!" (3606)
1507.
Aliu r.a. ka thënë: "Kur ju përcjell diçka nga i Dërguari i Allahu a.s. (më dëgjoni pra), pasi unë do të parapëlqeja më mirë të bija nga qielli, sesa t'i vishja atij diçka të rreme që nuk e ka thënë. Por kur t'u them diçka që është mes meje dhe jush, atëherë padyshim që lufta është dinakëri e strategji. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Në ditët e fundit të kësaj dynjaje do të dalin disa të rinj mendjelehtë të cilët do të përdorin fjalën më të mirë nga gjithë njerëzit (Kuranin) dhe do ta braktisin Islamin ashtu si ikën shigjeta kur shpon gjahun (e del në anën tjetër). Besimi i tyre nuk do t'ua kalojë grykën. Prandaj, kudo që t'i gjeni ata, vritini, sepse ai që i vret ata, do të ketë shpërblim Ditën e Kiametit." (3611)
1508.
Hababi r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ishte ulur dhe po rrinte i mbështetur në xhyben e tij nën hijen e Qabesë. Ne (shkuan dhe) iu ankuam (për mundimet që po vuanim nga femohuesit), duke i thënë: "A nuk po kërkon ndihmë për ne? A nuk po i lutesh Allahut për ne?" Ai a.s. tha: "Në popujt para jush, një besimtar futej në tokë në një gropë të hapur enkas për të, pastaj (armiqtë e fesë) merrnin një sharrë dhe ia vinin në mes të kokës duke e ndarë në dy pjesë. Megjithatë as kjo (torturë) nuk e lëkundte besimtarin nga feja e tij. Ose ia krihnin trupin me krehër hekuri, i cili ia ndante mishin nga kockat dhe nga venat. Por sërish edhe një (torturë) e tillë nuk e bënte atë të hiqte dorë nga feja e tij. Për Allah! Padyshim që kjo fe (Islami) do të triumfojë, derisa udhëtari nga Sanaja në Hadramaut (Jemen) nuk do të ketë frikë nga asgjë tjetër përveç vetëm nga Allahu ose nga ujku për delet e tij, por ju jeni shumë të nxituar." (3612)
1509.
Enesi r.a. tregon se një herë Pejgamberi a.s. vuri re mungesën e Thabit Ibn Kajsit. Dikush i tha: "O i Dërguari i Allahut, do të të njoftoj unë për atë." Kështu, ai shkoi dhe e gjeti Thabitin të ulur në shtëpinë e vet me kokë të varur. Ai e pyeti Thabitin: "Ç'ke kështu?" Thabiti i tha: "Gjendje e keqe: dikush e ngrinte zërin e tij mbi zërin e Pejgamberit a.s., kështu që gjithë punët e tij të mira i janë fshirë dhe është nga banorët e Zjarrit." Lajmësi u kthye dhe i dëftoi Pejgamberit a.s. atë që i tha Thabiti. (Përcjellësi i dytë i hadithit Musai, i biri i Enesit, thotë se lajmësi shkoi përsëri te Thabiti duke e përgëzuar atë). Pejgamberi a.s. i tha atij: "Shko dhe thuaji Thabitit: "Ti padyshim që nuk je nga banorët e Zjarrit, por, në të vërtetë, do të jesh nga banorët e Xhenetit"." (3613)
1510.
Bera Ibn Azibi r.a. tregon se dikush këndoi suren Kehf (nr.18) (në namaz), kur papritur kafsha e udhëtimit që kishte në shtëpi u tremb dhe filloi të hidhej përpjetë. Kështu, ai dha selam duke e mbaruar namazin, kur ç'të shohë! Sipër tij sillej një re që e mbuloi. Këtë gjë ai shkoi dhe ia tregoi Pejgamberit a.s.. Ai a.s. i tha: "O filan! Këndo pasi ajo ka qenë Sekina që ka zbritur nga këndimi i Kuranit!" (3614)
1511.
Ibn Abbasi r.a. tregon se një herë Pejgamberi a.s. shkoi për vizitë te një beduin i sëmurë. Sa herë që ai vizitonte ndonjë të sëmurë, gjithnjë i thoshte: "Asgjë nuk do të të ndodhë, kjo do të jetë pastrim (nga gjynahet), në dashtë Allahu!" Kështu, ai (a.s.) i tha (beduinit): "Asgjë nuk do të kesh, kjo do të jetë pastrim (nga gjynahet), në dashtë Allahu!" Beduini i tha: "Do të thuash pastrim?! Jo, përkundrazi janë ethe që ziejnë ose që po brejnë nga brenda një plak dhe që do ta çojnë atë në varr!" Pejgamberi a.s. i tha: "Mirë pra, (mund të jetë) ashtu siç thua ti!" (3616)
1512.
Enesi r.a. tregon: "Një herë një i krishterë pranoi Islamin dhe lexoi suren Bckare (nr. 2) dhe Al-Imran (nr. 3). Ai shkruante Shpalljet Hyjnore që i vinin Pejgamberit a.s.. Më pas ai u kthye përsëri në të krishterë dhe thoshte: "Muhamedi nuk di asgjë, përveç asaj që unë kam shkruar për të." Më pas Allahu ia mori jetën atij dhe njerëzit e varrosën, por në mëngjes panë që toka e kishte flakur jashtë trupin e tij. Njerëzit e tij thanë: "Kjo është punë e Muhamedit dhe e shokëve të tij! Ata e kanë hapur varrin e njeriut tonë dhe e kanë nxjerrë jashtë trupin e tij, sepse ai u largua prej tyre!" Atëherë ata hapën një varr tjetër më të thellë, por në mëngjes ata panë se toka sërish e kishte flakur jashtë trupin. Ata përsëri thanë: "Kjo është vepër e Muhamedit dhe e shokëve të tij! Ata e kanë hapur varrin e njeriut tonë dhe e kanë nxjerrë jashtë trupin e tij, sepse ai i pati braktisur ata!" Kështu, ata e gërmuan varrin sërish aq thellë sa mundën, por në mëngjes ata përsëri e panë trupin të flakur jashtë nga toka. Kësisoj, e kuptuan se ajo që i kishte ndodhur njeriut të tyre, nuk ishte punë njerëzish, prandaj ia lanë trupi të hedhur ashtu mbi tokë. (3617)
1513.
Xhabiri r.a. tregon se, një herë, Pejgamberi a.s. pyeti: "A keni qilima (për shtrojë në shtëpi)?" I thashë: "Nga t'i kemi qilimat ne?!" Më tha: "Por ju shumë shpejt do të keni qilima!" (Më vonë) Unë i thosha gjithnjë gruas sime: "Na i hiq sysh ato qilimat e tu!" Por ajo më thoshte: "A nuk të ka thënë Pejgamberi a.s. se ju shumë shpejt do të keni qilima?!" Kështu tërhiqesha nga kërkesa ime." (3631)
1514.
Saad Ibn Muadhi r.a. tregon se i ka thënë Umeje Ibn Halefit: "E kam dëgjuar Muhamedin a.s. të thotë se ai do të të vrasë ty." Umeja e pyeti: "A do të më vrasë?" Saadi i tha që po. Umeja tha: "Për Allah! Kur Muhamedi (a.s.) thotë një gjë, ai kurrë nuk gënjen." Kështu pra, Allahu e vrau atë (Umejen) në Bedr." (3632)
1515.
Usama Ibn Zejdi r.a. tregon: "Mora vesh se, një herë, Xhibrili a.s. kishte shkuar te Pejgamberi a.s. kur aty ishte edhe Umm Selema (bashkëshortja e Pejgamberit a.s.). Xhibrili a.s. i kishte folur Pejgamberit a.s. dhe pastaj ishte larguar. Pastaj Pejgamberi a.s. i kishte thënë Umm Selemas: "(A e di se) kush qe ai?" Ajo i kishte thënë: "Ishte Dihja." Më vonë Umm Selema ka thënë: "Për Allah! Nuk mendova se ai mund të ishte dikush tjetër, përveç Dihjas, derisa e dëgjova hytben e Pejgamberit të Allahut a.s. (në minber), duke treguar ç'i kishte thënë Xhibrili apo siç foli ai"." (3633)
1516.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka dëftuar: "Pashë (në ëndërr) njerëz të grumbulluar në një tubim. Aty u ngrit Ebu Bekri dhe nxori një a dy kova me ujë (nga një pus), por po i nxirrte si me vështirësi, Allahu e faltë! Pastaj kovën e mori Umeri, kur ja! Në duart e tij ajo u shndërrua në një kovë shumë të madhe. Unë asnjëherë nuk kisha parë ndonjë njeri që të nxirrte ujë me aq forcë sa Umeri, derisa gjithë njerëzit aty pinë sa u ngopën dhe u dhanë ujë edhe deveve të tyre që i kishin ulur përreth.,/ (3634)
|