Kapitulli: 1088. Fjala e Allahut, më të Lartit: "Ata që Ne u dhamë Librat e Parë (çifutët dhe të krishterët) e njohin mjaft mirë atë (Muhamedin a.s., ose Shtëpinë e Zotit, Qabenë në Mekë), ashtu siç njohin bijtë e tyre. Por në të vërtetë një grup prej tyre e fshehin të vërtetën duke e ditur atë." (Kuran, 2:146)
1517.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Disa çifutë shkuan tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i thanë se një burrë e një grua prej tyre kishin bërë imoralitet. I Dërguari i Allahut a.s. i pyeti: "Çfarë gjeni në Teurat për gurëzimin?" Ata u përgjigjën: "Por ne e shpallim hapur krimin e tyre dhe i fshikullojmë." Abdullah Ibn Selami tha: "Gënjeni! Padyshim që në të (Tcurat) është urdhri i i gurëzimit!" Kështu, ata e sollën Teuratin dhe e hapën. Njëri prej tyre e vuri dorën mbi vargun e gurëzimit dhe lexoi vargje para e pas tij. Atëherë Abdullah Ibn Selami i tha atij: "Ngrije dorën!" Kur ai hoqi dorën, aty ishte i shkruar vargu i gurëzimit! Ata fhanë: "Ka thënë të vërtetën, o Muhamed (a.s.), në Teurat është vargu i gurëzimit!" Kështu, i Dërguari i Allahut a.s. urdhëroi që ata të dy të gurëzoheshin dhe ata të dy u gurëzuan." (3635)
|