1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1091. (pa titull)
›  1520 Xhubejri r.a. tregon: "Një grua shkoi te Pejgamberi (për ta pyetur) dhe ai e urdhëroi atë që të vinte përsëri. Ajo e pyeti: "Po në qoftë se vij dhe nuk të gjej ty?" sikur deshi të thoshte: "Në qoftë se ti ke vdekur?" Pejgamberi a.s. i tha: "Në qoftë se nuk më gjen mua, atëherë shko tek Ebu Bekri (r.a.)." (3659)
URL:
›  1521 Ammari r.a. tregon: "E kam parë të Dërguarin e Allahut (në fillim të Islamit), duke pasur me vete (si besimtarë) vetëm pesë skllevër, dy gra dhe Ebu Bekri." (3660)
URL:
›  1522 Ebu Derdaja tregon r.a.: "Isha ulur me Pejgamberin a.s., kur erdhi Ebu Bekri, duke mbajtur me dorë njërin cep të rrobës së tij, aq sa kishte zbuluar gjurin. Pejgamberi a.s. i tha: "Duket se ky shoku juaj ka pasur një grindje." Ebu Bekri përshëndeti dhe pastaj tha: "O i Dërguari i Allahut! Pati diçka (një grindje) mes meje dhe birit të Hattabit (Umerit). Unë i fola atij ashpër, por pastaj më erdhi keq për këtë dhe i kërkova atij që të më falë, por ai nuk pranoi. Ja pse kam ardhur tek ti." Pejgamberi a.s. tha tri herë: "Allahu të faltë ty, o Ebu Bekr!" Ndërsa Umerit i kishte ardhur keq (pse nuk kishte pranuar ta falte Ebu Bekrin) dhe shkoi te shtëpia e tij dhe pyet nëse ai ishte aty." I thanë që jo, kështu që (edhe ai) shkoi te Pejgamberi a.s. dhe e përshëndeti atë. Por në fytyrën e Pejgamberit a.s. u dukën shenja pakënaqësie, aq sa Ebu Bekrit i erdhi keq për Umerin. Kështu, ai u ul në gjunjë dhe tha dy herë: "O i Dërguari i Allahut, për Allah! Unë u tregova më i padrejtë me të (sesa ai me mua)." Pejgamberi a.s. tha: "Allahu më dërgoi mua tek juve (njerëz) dhe ju më thatë: Ti gënjen,- ndërsa Ebu Bekri më besoi dhe u tha njerëzve: 'Ai thotë të vërtetën'. Ai më ngushëlloi dhe më qëndroi pranë me jetën dhe me pasurinë e tij. A do të ma lini të qetë, pra, mikun tim?" Pas kësaj askush nuk e shqetësoi më Ebu Bekrin." (3661)
URL:
›  1523 Amr Ibn Aas r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e çoi atë në krye të ushtrisë "Dhatus-Selasil". Unë shkova tek ai dhe e pyeta: "Kush është njeriu më i dashur i gjithë njerëzve për ty?" Ai a.s. tha: "Aishja." E pyeta: "Nga burrat?" Ai a.s. tha: "Babai i saj (Ebu Bekri)." E pyeta përsëri: "Po pastaj kush?" Ai a.s. tha: "Umer Ibn Hattabi",- pastaj përmendi burra të tjerë. (3662)
URL:
›  1524 Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Allahu nuk do ta vështrojë Ditën e Kiametit atë njeri, i cili e tërheq zvarrë rrobën e tij me krenari e mendjemadhësi." Ebu Bekri tha: "Po të mos e kem mendjen, njëra anë e rrobës sime më varet poshtë." I Dërguari i Allahut a.s. i tha: "Po ti padyshim që nuk e bën një gjë të tillë nga mendjemadhësia." (3665)
URL:
›  1525 Ebu Musa r.a. dëfton këtë ndodhi: "Mora avdes në shtëpi pastaj dola dhe thashë: "Sot do t'i ngjitem pas të Dërguarit të Allahut a.s. dhe do të jem me të gjithë ditën." Shkova në xhami dhe pyeta për Pejgamberin a.s.. Më thanë se kishte dalë e kishte ikur këndej (duke më treguar nga kishte shkuar). Kështu, vazhdova pas tij duke pyetur, derisa (e pashë) të hynte në vendin e pusit Eris. U ula te dera që ishte me dega palme hurme dhe prita derisa i Dërguari i Allahut kreu nevojën dhe mori avdes. Pastaj shkova tek ai, kur ai u ul në grykën e pusit Eris, në mes të dy anëve, me këmbët e zbuluara deri në gjunjë që i kishte varur në pus. E përshëndeta atë pastaj u ktheva prapë dhe u ula te dera. Thashë (me vete): "Sot do të jem roja e Pejgamberit a.s." Pastaj erdhi Ebu Bekri dhe e shtyu derën. Pyeta: "Kush është?" Ai më tha: "Ebu Bekri." I thashë të priste dhe shkova të pyes të Dërguarin e Allahut a.s.. I thashë se Ebu Bekri kërkon leje për të hyrë. Ai a.s. më tha: "Lëre të hyjë dhe përgëzoje me Xhenet!" U ktheva dhe i thashë Ebu Bekrit: "Hyr! I Dërguari i Allahut të përgëzon me Xhenet." Ai hyri dhe u ul në të djathtë të të Dërguarit të Allahut a.s. në grykën e pusit, duke i varur këmbët si Pejgamberi a.s. dhe i zbuloi ato deri në gjunjë. Pastaj unë u ktheva te dera dhe u ula. (Kur dola nga shtëpia) Vëllanë tim e lashë duke marrë avdes dhe deshte të më vinte pas. Thashë (me vete): "Në qoftë se Allahu ia do të mirën atij (vëllait tim), atëherë do ta sjellë atë këtu". Papritur erdhi dikush dhe e shtyu derën. Pyeta se kush ishte. Më tha se ishte Umer Ibn Hattabi. I thashë që të presë, pastaj shkova tek i Dërguari i Allahut a.s., e përshëndeta dhe i thashë: "Umer Ibn Hattabi kërkon leje për të hyrë." Ai a.s. tha: "Lëre të hyjë dhe përgëzoje me Xhenet." U ktheva dhe i thashë: "Hyr! I Dërguari i Allahut a.s. të përgëzon me Xhenet." Ai hyri dhe u ul pranë të Dërguarit të Allahut a.s. në të majtë të tij në grykën e pusit dhe vari këmbët në të. Përsëri u ktheva dhe u ula te dera, duke thënë (me vete): "Në qoftë se Allahu ia do-të mirën filanit (vëllait), atëherë do ta sjellë atë këtu". Atë çast erdhi dikush dhe e shtyu derën. E pyeta se kush ishte dhe m'u përgjigj se ishte Uthman Ibn Affani. I thashë të priste dhe shkova e i tregova Pejgamberit a.s.. Ai më tha: "Lëre të hyjë dhe përgëzoje me Xhenet pas një sprove që do t'i bjerë." Kështu u ktheva dhe i thashë: "Hyr. I Dërguari i Allahut a.s. të përgëzon me Xhenet pas një sprove që do të të bjerë." Ai hyri dhe e gjeti grykën e pusit të zënë, kështu që u ul përballë Pejgamberit a.s. në anën tjetër." (3674)
URL:
›  1526 Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Mos i fyeni shokët e mi! Edhe sikur ndonjëri prej jush të shpenzojë flori sa mali i Uhudit për Çështjen e Allahut, përsëri kjo nuk do të barazohej as me një mudd (2/3 kg) të tyre dhe as me gjysmë mudd-i të shpenzuar nga ndonjëri prej shokëve të mi." (3673)
URL:
›  1527 Enesi r.a. tregon se një herë Pejgamberi a.s. u ngjit në malin e Uhudit dhe me të ishin edhe Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani, kur mali u tund me ta! Atëherë Pejgamberi a.s. i tha (malit): "Qëndro, o Uhud! Me të vërtetë, mbi ty janë vetëm një Pejgamber, një Siddik (i besuar) dhe dy shehidë (dëshmorë)." (3675)
URL:
›  1528 Ibn Abbas r.a. tregon: "Kur po qëndroja mes njerëzve që po i luteshin
Allahut për Umer Ibn Hatabin r.a. e shtrirë (i vdekur) në shtratin e tij, dikush m'i vuri bërrylat në shpatulla dhe po thoshte: "(O Umer!) Allahu të mëshiroftë! Në të vërtetë, gjithnjë shpresoja se Allahu do të të bashkonte me dy shokët e tu, sepse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thoshte shpesh: 'Qemë unë, Ebu Bekri dhe Umeri; bëmë unë, Ebu Bekri dhe Umeri; u nisëm unë, Ebu Bekri dhe Umeri/ Prandaj kam shpresuar shumë që Allahu të të mbante ty me ata të dy." Ktheva kokën, kur ç'të shoh! Ai ishte Ali Ibn Ebi Talibi r.a.!" (3677)
URL: