Kapitulli: 1093. Vlerat e çmueshme të Uthman Ibn Affanit r.a.
1532.
Ibn Mevhebi tregon: "Një egjiptian, që kishte ardhur për haxh, pa një grup njerëzish që ishin ulur dhe pyeti se kush ishin ata. I thanë se ata ishin disa kurejshë. Ai pyeti se kush ishte prijësi dhe më i dituri i tyre. I thanë se ishte Ibn Umeri. Kështu, ai shkoi tek Ibn Umeri dhe e pyeti: "A e di ti se Uthmani ka ikur (nga - lufta) ditën e Uhudit?" Ibn Umeri i tha: "Po, e di". Egjiptiani e pyeti: "A e di ti se Uthmani ka munguar ditën e Bedrit dhe nuk ka marrë pjesë (në atë luftë)?" Ibn Umeri i thotë që po. Ai vazhdoi: "A e di ti se Uthmani nuk ka marrë pjesë në Besëlidhjen e Hudjebijes) (Bejëatu Ridvaan) dhe nuk ka qenë dëshmitar i saj?" Ibn Umeri i tha që po. Ai thirri: "Allahu Ekber - Allahu është më i Madhi!" Ibn Umeri i tha: "Eja të t'i shpjegoj ty të gjitha këto. Sa për braktisjen (e luftës) ditën e Uhudit, unë dëshmoj se Allahu e ka përligjur largimin e tij dhe e ka falur atë; sa për mungesën e tij në Bedr, kjo ka qenë sepse bashkëshortja e tij, që ishte e bija e të Dërguarit të Allahut a.s., ishte e sëmurë pikërisht atë kohë. Prandaj i Dërguari i Allahut a.s. i tha atij: "Pa dyshim që ti do të marrësh të njëjtin shpërblim dhe pjesë (nga plaçka e luftës), ashtu si çdo pjesëmarrës tjetër në luftën e Bedrit, (ndonëse do të rrish me bashkëshorten)". Sa për mungesën e tij në Besëlidhjen e Hudejbijes, po të kishte pasur njeri tjetër më të vlerësuar sesa Uthmani në Mekë (për t'u dërguar si përfaqësues), sigurisht që i Dërguari i Allahut a.s. do ta kishte dërguar në vend të tij. Kështu pra, i Dërguari i Allahut a.s. e dërgoi Uthmanin atje, ndërsa ngjarja Besëlidhja ndodhi pasi Uthmani kishte shkuar në Mekë. Prandaji Dërguari i Allahut a.s. shtriu dorën e tij të djathtë duke thënë: 'Kjo është dora e Uthmanit/ Ai e përplasi atë me dorën tjetër duke thënë: 'Kjo është besa për Uthmanin!/" Pastaj Ibn Umeri i tha egjiptianit: "Shko dhe merri këto shpjegime me vete!" (3699)
|