Kapitulli: 110. Përdorimi i ujit që lënë njerëzit pas avdesit
144.
Ebu Xhuhejfa r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. hyri tek ne në kohë të mesditës dhe i sollën ujë për avdes. Pasi mori avdes ai (a.s.), ujin që mbeti filluan ta marrin njerëzit duke fërkuar trupin rne të (si gjë e bekuar). Pas kësaj Pejgamberi a.s. fali namazin e mesditës dy rekate dhe namazin e pasdites dy rekate (drekën dhe iqindinë) duke pasur përpara si sutre një bastun me majë hekuri të ngulur në tokë." (187)
145.
Said Ibn Jezid r.a. tregon: "Tezja ime më mori dhe më çoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Ky djalë i motrës sime i ka këmbët të sëmura." Kështu, ai (a.s.) ma fërkoi kokën me duart e tija dhe bëri dua për bekimet e Allahut për mua. Pastaj ai mori avdes dhe unë piva nga uji që mbeti. U ngrita dhe nga pas shpinës i pashë vulën e Pejgamberisë mes shpatullave të tij që i ngjante si pullë tende (ose si vezë thëllëze)" (190)
|