Kapitulli: 1102. Vlerat e çmueshme të Ammarit e të Hudhejfas r.a.
1545.
Ebu Derdaja r.a. tregon: "Një djalosh erdhi e u ul pranë meje në një xhami në Sham dhe tha: "O Allah! Më dhuro shoqërinë e një njeriu të drejtë e të përkushtuar!" E pyeta: "Nga je?" Më tha se ishte nga banorët e Kufes. E pyeta: " A e keni atje një njeri, i cili mban sekretin e Pejgamberit a.s., sekret të cilin nuk e di askush tjetër përveç tij (d.m.th. Hudhejfa)?" U përgjigj që po. E pyeta përsëri: "A është atje një njeri, të cilit Allahu i dha mbrojtje nga shejtani nga duaja e Pejgamberit a.s. (d.m.th. Ammari)?" Ai pohoi përsëri. E pyeta më tej: "A është tek ju atje një njeri, i cili mbante ujin e avdesit dhe mbështetësen për Pejgamberin a.s. (d.m.th. Abdullah Ibn Mesudi)?" Ai tha po. E pyeta: "Si e këndon Abdullahi suren "El-Lejl" (Sure nr.92) që fillon: '(Betohem) për natën kur mbështjell! Për ditën kur shfaqet me ndriçim!'" Ai vazhdoi: "Për mashkullin dhe për femrën!" duke lënë fjalët: "Për Atë që krijoi." Pastaj Ebu Derdaja shtoi: "Këta njerëz (këtu në Sham) janë munduar të më bëjnë që unë të pranoj diçka tjetër, ndryshe nga ç'kam dëgjuar të Dërguarin e Allahu a.s." (3742)
|