Kapitulli: 1104. Vlerat e çmueshme të Hasanit dhe Husejnit r.a.
1547.
Berau r.a. tregon: "E kam parë Pejgamberin a.s. duke mbajtur në krahë Hasanin të thoshte: "O Allah! Unë e dua atë! Të lutem pra, duaje atë edhe Ti"!" (3749)
1548.
Enesi r.a. tregon: "
Askush nuk i ngjante Pejgamberit a.s. më shumë se Hasan Ibn Aliu r.a.
1549.
Ibn Ebi Nuëm tregon: "Dikush e pyeti Ibn Umerin r.a. nëse muhrimi (në gjendjen e ihramit) mund t'i vriste mizat. Ai iu përgjigj: "Irakianët pyesin për vrasjen e mizave, ndërsa ata vetë vranë birin e të bijës së të Dërguarit të Allahut a.s. dhe Pejgamberi a.s. ka thënë: 'Ata të dy (Hasani dhe Husejni) janë dy borzilokët e mi të këndshëm në këtë botë!/,/ (3753)
|