Kapitulli: 1109. Vlerat e çmueshme të ensarëve
1555.
Aishja r.a. tregon: "Ditën e Buathit Allahu e solli në të mirë të të Dërguarit të Tij a.s.. Kështu pra, kur i Dërguari i Allahut a.s. arriti në Medine, fiset e saj ishin ndarë dhe prijësit e tyre ishin vrarë e plagosur. Në këtë mënyrë, Allahu e solli betejën mes tyre në të mirë të të Dërguarit të Tij a.s. me qëllim që ata (ensarët) të mund të hynin në Islam." (3777)
|