Kapitulli: 1113. Epërsia e familjeve të ensarëve
1561.
Ebu Humejdi r.a. tregon: "Një herë Pejgamberi a.s. tha: "Familja më e mirë e ensarëve janë fisi Benu Nexhxhar, pastaj ajo e Benu Abdul-Eshkal, pastaj ajo e fisit Benu Harith dhe pastaj ajo e fisit Benu Saida. (Këto janë më të shquarat), por mirësia është tek të gjitha familjet e ensarëve." Nga pas na ndoqi Saad Ibn Ubada. Ai tha: "O Ebu Useid! A nuk e sheh se Pejgamberi a.s. i vlerësoi familjet e ensarëve dhe ne na vuri në fund të tyre?" Pas kësaj Saadi takoi Pejgamberin a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! I zgjodhe dhe i vlerësove familjet e ensarëve dhe ne u vendosëm të fundit." Ai a.s. i tha: "A nuk mjafton që jeni nga më të zgjedhurit"?" (3791)
|