Kapitulli: 1115. Fjala e Allahut të Lartësuar në Kuran: "Ata (ensarët) i parapëlqejnë të shpërngulurit (muhaxhirët) mbi veten e tyre, ndonëse vetë kishin nevojë (për plaçkën e luftës)". (Kuran, 59:9)
1564.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Dikush shkoi te Pejgamberi a.s. si mik. Ai dërgoi dikë te gratë e veta (për të sjellë diçka për të ngrënë për mikun), por ato thanë se nuk kishin gjë tjetër, veçse ujë. Kështu, i Dërguari i Allahut iu drejtua (të pranishmëve): "Kush do ta marrë këtë mik?" Një nga ensarët u përgjigj. Ai e mori mikun, shkoi te familja e vet dhe i tha së shoqes: "Na e prit mirë e na e ndero mikun e të Dërguarit të Allahut a.s.." Ajo i tha të shoqit se nuk kishte gjë tjetër, përveç ushqimit për fëmijët e saj. Por ai i tha: "Përgatite ushqimin që ke, ndize kandilin dhe, në qoftë se fëmijët të kërkojnë për të ngrënë vëri në gjumë." Kështu ajo përgatiti ushqimin që kishte, ndezi llambën, i vuri fëmijët e saj në gjumë pastaj u ngrit duke bërë sikur po rregullonte kandilin, por e fiku atë fare. Pastaj ata të dy bënin sikur po hanin, por në të vërtetë ata ranë në gjumë të uritur. Të nesërmen në agim ensari shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. i cili i tha: "Mbrëmë Allahu qeshi dhe u habit me veprimin tuaj." Pastaj Allahu shpalli ajetin: "Dhe ata (ensarët) i parapëlqejnë të shpërngulurit (muhaxhirët) mbi veten e tyre..."(Kuran, 59:9) (3798)
|