Kapitulli: 1124. Tregimi për Zejd Ibn Nufejlin r.a.
1577.
Abdullah Ibn Umeri r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. e takoi Zejdin në fundin e luginës Baldah, përpara se t'i vinte Shpallja Hyjnore. Pejgamberit a.s. iu soll ushqim, por ai nuk pranoi të hante prej tij. Pastaj iu ofrua Zejdit, i cili tha: "Unë nuk ha asgjë nga ajo që e therni në altarët tuaj në emër të idhujve tuaj. Unë ha vetëm mishin e atyre kafshëve mbi të cilat është përmendur Emri i Allahut, kur janë therur." Zejdi gjithnjë fliste keq për atë se si kurejshët e kishin bërë zakon të bënin kurban kafshët e tyre dhe gjithnjë thoshe: "Allahu e ka krijuar delen, Ai e ka dërguar ujin nga qielli për të, Ai e ka rritur barin nga toka për të, e megjithatë ju e bëni bagëtrinë kurban në emër të tjetërkujt dhe jo në Emër të Allahut!" Ai thoshte kështu, sepse nuk e pranonte një veprim të tillë dhe e quante këtë si diçka të urryer. (3826)
|