1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 113. Marrja gusl dhe avdes nga një enë e vogël
›  148 Enesi r.a. tregon: "Hvri koha e namazit dhe ata që i kishin shtëpitë afër, u ngritën e shkuan tek njerëzit e tyre (për të marrë avdes), ndërsa disa njerëz mbetën ulur. Pastaj të Dërguarit të Allahut iu soll një poçe e gurtë me ujë. Ena qe aq e vogël sa që me zor fusje një dorë në të, megjithatë të gjithë njerëzit morën avdes me të." (Treguesi i dytë i hadithit thotë:) "E pyetën Enesin: "Sa vetë ishit?" Enesi r.a. iu përgjigj: "Tetëdhjetë a më shumë." (195)
URL:
›  149 Ebu Musa r.a. tregon se, një herë, Pejgamberi a.s. kërkoi një kupë me ujë. Pastaj ai lau duart dhe fytyrën dhe hodhi në të një gojë me ujë. (196)
URL:
›  150 Aishja r.a. tregon: "Kur u keqësua Pejgamberi a.s. dhe iu rëndua sëmundja, ai u kërkoi grave të veta që ta lejonin të trajtohej në shtëpinë time dhe ato e lejuan. Kështu pra, Pejgamberi a.s. erdhi në shtëpinë time duke e mbajtur për krahësh dy burra, Abbasi dhe një tjetër, ndërsa këmbët i tërhiqte zvarrë për tokë. Kur erdhi Pejgamberi a.s. në shtëpinë time dhe iu rëndua sëmundja, ai na kërkoi t'i hidhnim shtatë kacekë me ujë, (me qëllim që të vinte në vete dhe) që të mund t'u jepte këshilla njerëzve. Kështu, ne e ulëm në një govatë tunxhi që ishte e Hafsas, gruas së Pejgamberit a.s., pastaj filluam t'i hedhim ujë, derisa bëri me shenjë që të ndalonim dhe se ne e kishim përmbushur (kërkesën e tij). Pas kësaj ai a.s. doli te njerëzit." (198)
URL:
›  151 Enesi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. kërkoi një enë me ujë dhe i sollën një kacek me fund të gjerë e jo shumë të thellë, me pak ujë brenda, ku ai futi gishtat. Vura re ujin të buronte ndërmjet gishtave të tij dhe i llogarita njerëzit që morën avdes me atë ujë. Ata ishin ndërmjet shtatëdhjetë a tetëdhjetë vetëve." (200)
URL: