1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1132. Miraxhi (Ngjitja e Pejgamberit a.s. në qiej me trup e me shpirt)
›  1589 Malik Ibn Saësaa tregon r.a. se Pejgamberi a.s. ua ka përshkruar kështu Isra-në (Udhëtimin natën): "Isha në Hatim ose në Hixhr, kur papritur më vjen dikush dhe ma çan trupin qysh këtu e deri këtu (përcjellësi i hadithit tregon me shenjë, d.m.th. nga fyti deri në fund të barkut) duke ma nxjerrë zemrën jashtë! Pastaj më sollën një tabaka të artë plot me Besim, e lanë zemrën dhe e mbushën me Besim, pastaj e kthyen në vendin e saj. Pas kësaj më sollën një kafshë të bardhë më e vogël se mushka dhe më e madhe se gomari. (Përcjellësi thotë se ajo është Buraku). Hapi i saj ishte aq i madh, sa arrinte pikën më të largët që shikonte. Kështu pra, më hipën në të dhe Xhibrili u nis bashkë me mua derisa arrita qiellin e dynjasë. Xhibrili kërkoi që tria hapnin portën. E pyetën: 'Kush është?7 U përgjigj: 'Jam Xhibrili/ E pyetën: 'Dhe kush është me ty?' U përgjigj: 'Muhamedi7. Pyetën: 'A është ftuar?' Xhibrili tha që po. Pastaj thanë: 'Mirë se të vijë! Ç'vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!' Kështu u hap porta. Kur kalova nëpër këtë qiell, aty pashë Ademin a.s.! Xhibrili më tha: 'Ky është babai yt, Ademi. Përshëndete, pra!' E përshëndeta dhe ai ma ktheu selamin e më tha: 'Mirësevjen, o biri i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!' Pastaj Xhibrili u ngjit bashkë me mua derisa arritëm qiellin e dytë dhe kërkoi që t'i hapej porta. E pyetën: 'Kush është?' U përgjigj:
'Xhibrili/ E pyetën: 'Kush është me ty?’ U përgjigj: 'Muhamedi'. E pyetën: 'A është ftuar?’ Tha që po. Thanë: 'Mirë se të vijë! Ç'vizitë e mrekullueshme e tij!'-, dhe u hap porta. Kur kalova nëpër këtë qiell, pashë Jahjanë dhe Isain! Këta të dy janë djem tezesh. Xhibrili më tha: 'Këta janë Jahja dhe Isai. Përshëndeti, pra, ata! I përshëndeta dhe ata ma kthyen selamin e më thanë: 'Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!' Pastaj Xhibrili u ngjit me mua drejt qiellit të tretë dhe kërkoi që t'ia hapnin portën. E pyetën: 'Kush është?' Ai u përgjigj: 'Jam Xhibrili/ Pyetën: 'Dhe kush është me ty?' Ai u tha: 'Muhamedi/ E pyetën: 'A është fuar?' U tha që po. Thanë: 'Mirë se të vijë! Ç'vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!' Kështu u hap porta. Kur po kaloja nëpër këtë qiell, pashë Jusufin! Xhibrili më tha: 'Ky është Jusufi. Përshëndete pra!x Kështu e përshëndeta dhe ai ma ktheu përshëndetjen pastaj më tha: 'Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamberi i drejtëT Pastaj Xhibrili u ngjit me mua drejt qiellit të katërt dhe kërkoi që t'ia hapnin portën. E pyetën: 'Kush është?' U përgjigj: 'Jam Xhibrili/ E pyetën: 'Dhe kush është me ty?' Ai u tha: 'Muhamedi/ E pyetën: 'A është ftuar?' U tha që po. Thanë: 'Mirë se të vijë! Ç'vizitë e mrekullueshme e tij!' Kështu u hap porta dhe, kur po kaloja qiellin e katërt, pashë Idrisin. Xhibrili më tha: 'Ky është Idrisi. Përshëndete pra'. E përshëndeta dhe ai ma ktheu selamin e më tha: 'Mirë se erdhe, o vëlla i drejtë dhe Pejgamberi i drejtë!' Pastaj Xhibrili vazhdoi të ngjitet me mua, derisa arriti qiellin e pestë dhe kërkoi t'i hapnin portën. I thanë: 'Kush është?' U përgjigj: 'Jam Xhibrili'. E pyetën: 'Dhe kush është me ty?' U tha: 'Muhamedi'. E pyetën: 'A është ftuar?' U tha që po. I thanë: 'Mirë se të vijë! Ç'vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!' Kur kalova këtë qiell, pashë Harunin! Xhibrili më tha: 'Ky është Haruni. Përshëndete pra.j/ Unë e përshëndeta atë dhe ai ma ktheu përshëndetjen e më tha: 'Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!' Pastaj Xhibrili vazhdoi të ngjitet me mua derisa arriti qiellin e gjashtë dhe kërkoi që t'i hapej porta. E pyetën: 'Kush është?' U përgjigj: 'Jam Xhibrilf. E pyetën: 'E kush është me ty?' U tha: 'Muhamedi'. Pyetën: 'A është ftuar?' U tha që po. Tha: 'Mirë se të vijë! Ç'vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!' Kur kalova këtë qiell pashë Musanë. Xhibrili më tha: 'Ky është Musai. Përshëndete pra!' Kështu, unë e përshëndeta atë, dhe ai ma ktheu përshëndetjen e më tha: 'Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!' Kur vazhdova rrugën, ai filloi të qajë. E pyetën: 'Pse po qan?' Ai u tha: 'Qaj sepse pas meje është dërguar Pejgamber një djalosh (MuhamediN a.s.) dhe pasuesit e tij që do të hyjnë në Xhenet, janë më të shumtë se pasuesit e mi.' Pastaj Xhibrili vazhdoi të ngjitet me mua drejt qiellit të shtatë dhe kërkoi që t'ia hapnin portën. E pyetën: 'Kush është?' U përgjigj: 'Jam Xhibrili'. E pyetën: 'Dhe kush është me ty?' u tha: 'Muhamedi'. E pyetën: 'A është ftuar?' U tha që po. Tha: 'Mirë se të vijë! Ç'vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!' Kur kalova këtë qiell, pashë Ibrahimin! Xhibrili më tha: 'Ky është babai yt, Ibrahimi. Përshëndete, pra!' E përshëndeta, edhe ai ma ktheu përshëndetjen e më tha: 'Mirë se vjen, o bir i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!' Pastaj m'u tregua Sidratul-Mnnteha (pemë në kufirin më të lartë mbi qiellin e shtatë, përtej se cilës askush nuk mund të kalojë). Kur ç'të shoh! Frutat e saj nalak ishin si vorbat e argjilës së Hexherit (qytet në Arabi) dhe gjethet i kishte si veshët e elefantit. Xhibrili më tha: 'Kjo është Sidratul-Mnnteha. Më tej pashë katër lumenj: dy të dukshëm dhe dy të padukshëmlPyeta: 'Ç'janë këta dy lloje lumenjsh, o Xhibril?' Më tha: 'Sa për dy të padukshmit, ata janë dy lumenj ne Xhenet e, sa për dy të dukshmit, ata janë Nili dhe Eufrati/ Pastaj m'u tregua Bejtul-Ma'mur (Shtëpia e Shenjtë mbi qiellin e shtatë). Mora vesh se çdo ditë aty hyjnë shtatëdhjetë mijë melekë! Pastaj më sollën një enë të mbushur me verë, një tjetër me qumësht dhe një tjetër me mjaltë. Unë zgjodha qumështin dhe Xhibrili më tha: 'Kjo është feja islame, në të cilën je ti dhe pasuesit e tu/ Pastaj m'u bë detyrim falja e namazit pesëdhjetë herë në ditë. Kur u ktheva, kalova nga Musai, i cili më pyeti: 'Çfarë t'u bë detyrim?/ I thashë që m'u bë detyrim falja e pesëdhjetë namazeve në ditë. Më tha: 'Pasuesit e tu nuk kanë mundësi për pesëdhjetë namaze çdo ditë. Për Allah! Unë i kam provuar njerëzit përpara teje dhe kam bërë të gjitha përpjekjet e mia me Bijtë e Israilit për t'i sjellë ata në bindje (por me kot). Kthehu, pra, te Zoti yt dhe lutju Atij ta lehtësojë (detyrimin) për pasuesit e tu/ Kështu, u ktheva tek Allahu dhe m'i pakësoi dhjetë namaze dhe shkova përsëri te Musa, por më tha të njëjtat fjalë. Përsëri u ktheva tek Allahu dhe mxu lehtësuan edhe dhjetë namaze, por kur shkova te Musa, ai sërish më tha të njëjtat fjalë, kështu që u ktheva përsëri tek Allahu dhe prapë m'u zbritën edhe dhjetë namaze. Kur shkova përsëri te Musa, ai sërish më tha të njëjtat fjalë, dhe unë u ktheva përsëri tek Allahu. Ai më hoqi edhe dhjetë namaze dhe kështu m'u bënë detyrim dhjetë namaze në ditë. Pastaj u ktheva përsëri te Musa dhe ai më tha po ato fjalë. Atëherë shkova sërish tek Allahu dhe mora urdhrin të fal pesë namaze në ditë. U ktheva te Musa dhe më pyeti: 'Ç'tu bë deyrim?/ I thashë: 'Jam urdhëruar të fal pesë namaze çdo ditë/ Më tha: 'Pasuesit e t'u nuk kanë mundësi për faljen e pesë namazeve çdo ditë dhe unë i kam provuar njerëzit përpara teje dhe i kam bërë të gjitha përpjekjet e mia me Bijtë e Israilit për t'i sjellë ata në bindje. Prandaj kthehu përsëri te Zoti yt dhe lutju që ta lehtësojë barrën e pasuesve të tu/ I thashë: 'I kam kërkuar aq shumë Zotit tim sa më vjen turp dhe tani jam i kënaqur dhe i nënshtrohem Urdhrit të Allahut'. Ndërsa kalova, u dëgjua një zë që thirri: 'Unë e kam vendosur Detyrimin Tim dhe e kam lehtësuar barrën për adhuruesit e MiT (3887)
URL:
›  1590 Në lidhje me Fjalën e Allahut: "Ne e bëmë pamjen që ta treguam ty (o Muhamed a.s. si një dëshmi të parë me sy dhe jo si ëndërr natën e Israsë) vetëm një provë për njerëzit" (Kuran, 17:60), Ibn Abbasi r.a. ka thënë: "Pamjet që iu treguan të Dërguarit të Allahu a.s. gjatë Udhëtimit të Natës (Isras) kur ai u mbart për në Bejtul-Makdes (Xhamia Aksa në
Jerusalem) qenë dëshmi të para qartë me sy (dhe jo ëndrra)." Pastaj Ibn Abbasi r.a. ka thënë: "Po kështu edhe pema e mallkuar (që përmendet) në Kuran (17:60) është vetë pema Zekkum." (3888)
URL: