1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1134. Mërgimi i Pejgamberit a.s. dhe shokëve të tij r.a. në Medine
›  1593 Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon: "Unë kurrë nuk i mbaj mend prindërit e mi që të kenë besuar në ndonjë fe tjetër përveç kësaj feje të vërtetë (Besimit të Pastër Islam në Një Zot të Vetëm). Po kështu, nuk mbaj mend të kalonte asnjë ditë pa na vizituar i Dërguari i Allahut a.s. në mëngjes a në mbrëmje. Kur muslimanët u vunë shumë në sprovë (nga paganët mekas), Ebu Bekri doli për të mërguar në Abisini. Kur arriti në Berk-Gimad, takoi Ibn Daginën, prijësin e fisit Karah, i cili i tha: "O Ebu Bekr! Ku do të shkosh?" Ebu Bekri iu përgjigj: "Populli im më ka përzënë nga vendi im, kështu që dua të endem nëpër dynja dhe të adhuroj Zotim tim." Ibn Dagina i tha: "O Ebu Bekr! Një njeri si ti nuk duhet ta lërë vendin e vet dhe nuk duhet të dëbohet që andej. Ti i ndihmon të varfërit dhe i mban të këputurit, shkon mirë me farefisin, i ndihmon të mjerët, i pret mirë miqtë dhe u gjindesh pranë nevojtarëve në fatkeqësi. Prandaj ti je në mbrojtjen time. Kthehu dhe adhuroje Zotin tënd në qytetin tënd." Kështu, Ebu Bekri u kthye bashkë me Ibn Daginën. Në mbrëmje ai i vizitoi me rradhë krerët e parisë së kurejshëve duke u thënë: "Një njeri si Ebu Bekri nuk duhet ta lërë vendin e vet dhe nuk duhet të dëbohet që andej. A përzini një njeri, i cili i ndihmon të varfërit, i mban të këputurit, shkon mirë me farefisin, i ndihmon të mjerët, i pret mirë miqtë dhe u gjindet pranë nevojtarëve në fatkeqësi?!" Në këtë mënyrë kurejshët nuk mund ta kundërshtonin mbrojtjen e Ibn Daginës dhe i thanë atij: "Thuaji Ebu Bekrit që ta adhurojë Zotin e tij në shtëpinë e vet. Le të falet atje dhe le të këndojë ç'të dojë, por nuk duhet të na lëndojë me të dhe nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë në publik, sepse kemi frikë se mund të ndikojë te gratë tona dhe te fëmijët tanë." Të gjitha këto Ibn Dagina ia tha Ebu Bekrit. Kështu, Ebu Bekri vazhdoi në atë gjendje duke adhuruar Zotin në shtëpi të vet, pa u falur në vende të hapura dhe pa lexuar Kuranin jashtë shtëpie. Më pas, atij i shkoi në mendje të ndërtonte një xhami në oborrin e shtëpisë së vet. Pas kësaj ai vazhdoi të falet aty dhe të këndonte Kuran. Për pasojë, gratë dhe fëmijët e paganëve filluan të mblidhen rreth tij duke u çuditur me të dhe duke e parë me ëndje. Ebu Bekri ishte njeri shumë i ndjeshëm e qante shpejt, sidomos gjatë këndimit të Kuranit. Një gjendje e tillë i alarmoi parinë pagane të kurejshëve, kështu që ata i çuan fjalë Ibn Daginës. Kur ai erdhi, ata i thanë: "Ne e pranuam mbrojtjen tënde për Ebu Bekrin, me kusht që ai ta adhuronte Zotin e tij në shtëpinë e vet, por ai tashmë e ka shkelur këtë kusht, duke ndërtuar një xhami në oborrin e shtëpisë së tij, ku ai falet dhe këndon Kuran hapur. Tashmë kemi frikë se ai mund të ndikojë për keq te gratë tona dhe te fëmijët tanë. Kështu që ndaloje atë nga kjo gjë. Në qoftë se ai do që ta kufizojë adhurimin e Zotit të tij në shtëpinë e vet, ai mund ta bëjë një gjë të tillë. Por, nëse ai këmbëngul ta bëjë atë hapur, kërkoji që të të lirojë ty nga detyrimi që ke marrë përsipër si mbrojtësi i tij, sepse ne nuk duam që të prishim marrëveshjen me ty dhe Ebu Bekrit ia mohojmë të drejtën që t'i bëjë ato veprime hapur." Kështu Ibn Dagina shkoi tek Ebu Bekri dhe i tha: "(O Ebu Bekr!) Ti e di mirë se çfarë marrë- veshjeje kam bërë unë për ty. Prandaj ose përmbaju asaj, ose më liro nga detyrimi për të të mbrojtur ty, sepse nuk dua që arabët të dëgjojnë se njeriu që unë e mora në mbrojtje ka shkelur marrëveshjen." Ebu Bekri i tha: "Të kam çliruar nga marrëveshja që patëm për të më mbrojtur mua dhe jam i kënaqur me mbrojtjen e Allahut të Madhëruar e të Lavdishëm." Ato kohë Pejgamberi a.s. ishte në Mekë dhe u tha muslimanëve: "Në ëndërr kam parë vendin ku do të mërgoni: tokë me palma hurmash ndërmjet dy maleve, dy hapësira gurësh." Ne këtë mënyrë, shumë njerëz mërguan drejt Medines. Po kështu, edhe shumica e atyre që kishin mërguar më parë në Abisini shkuan në Medine. Edhe Ebu Bekri u përgatit për t'u larguar drejt Medines, por i Dërguari i Allahut i tha atij: "Prit një herë e mos u nxito, sepse edhe unë pres që të më jepet leje (nga Allahu) për t7u shpërngulur." Ebu Bekri e pyeti: "A vërtet e pret një gjë të tillë? U bëftë kurban babai im për ty!" Pejgamberi a.s. i tha që po. Kësisoj, Ebu Bekri nuk mërgoi për hir të të Dërguarit të Allahut a.s. me qëllim që ta shoqëronte atë. Për këtë arsye, ai ushqeu për katër muaj dy devetë që kishte, duke shkundur me shkop gjethe samuri (lloj akacieje shkretëtire) për to. Një ditë në mesditë, ndërsa ishim ulur në shtëpinë e Ebu Bekrit, dikush i tha atij: 'Ja i Dërguari i Allahut a.s. me kokë të mbuluar, po vjen për vizitë në një kohë që s'ka ardhur asnjëherë më parë!' Ebu Bekri tha: "U bëfshin kurban prindërit e mi për të! Për Allah! Ai ka ardhur në këtë kohë vetëm për ndonjë nevojë të madhe." Kështu, i Dërguari i Alahut a.s. erdhi dhe kërkoi leje për të hyrë brenda. I thamë të hyjë. Kur hyri brenda, Pejgamberi a.s. i tha Ebu Bekrit: "Nxirre jashtë këdo që të kesh brenda." Ebu Bekri i tha: "Nuk është kush tjetër veçse familja jote. U bëftë kurban babai im për ty, o i Dërguari i Allahut!" Ai a.s. i tha: "Më është dhënë leja për tru shpërngulur." Ebu Bekri i tha: "A do të të shoqëroj unë? U bëftë kurban babai im për ty, o i Dërguari i Allahut!" I Dërguari i Allahut a.s. i tha: "Po." Ebu Bekri i tha: "O i Dërguari i Allahut! U bëftë kurban babai im për ty! Merre njërën nga këto dy devetë e mia." I Dërguari i Allahut a.s. i tha: "Me pagesë." Kështu, ne përgatitëm shpejt plaçkat e udhëtimit dhe futëm pak ushqim për rrugë në një çantë lëkure për ata të dy. Esmaja, e bija e Ebu Bekrit, preu një copë nga rripi i saj i mesit dhe ia lidhi grykën me të. Për këtë arsye asaj i patën thënë Dhatun-Nitakain (ajo e dy rrypave). Pasi u nisën, i Dërguari i Allahut a.s. dhe Ebu Bekri arritën te një shpellë në malin Theur dhe qëndruan atje për tri net. Natën me ta rrinte edhe Abdullahu, i biri i Ebu Bekrit, një djalosh i shkathët dhe i zgjuar. Ai largohej prej tyre para agimit, me qëllim që në mëngjes të ishte me kurejshët dhe të dukej sikur e kishte kaluar natën në Mekë. Çdo plan që dëgjonte të thurnin kundër tyre, ai e mbante mend dhe, kur të errej, ai i njoftonte ata të dy në shpellë. Ndërsa Amir Ibn Fuhejra, robi i liruar i Ebu Bekrit, çonte tufën e deleve të Ebu Bekrit pak pasi të binte nata që ato të pushonin atje. Kështu, ata çdo natë merrni nga delet e tyre qumësht të freskët, të cilin e ngrohnin duke futur në të gurë të nxehtë. Para agimit Amiri e largonte tufën që andej. Këtë gjë ai e bëri për tri netë. Ndërkohë, i Dërguari i Allahut a.s. dhe Ebu Bekri kishin pajtuar si udhërrëfyes një burrë nga familja Beni Abd Ibn Adi e fisit Beni Dil, e cila ishte në besë dhe në marrëveshje me familjen Aas Ibn Vail Sehmi. Udhërrëfyesi ishte në fenë e paganëve kurejshë. Pejgamberi a.s. dhe Ebu Bekri i kishin besuar dhe i kishin dhënë atij dy devetë e tyre, duke i marrë fjalën se do t7i sillte ato në shpellën e malit Theur pas tri netësh. Kështu ai erdhi në mëngjes pas natës së tretë. Bashkë me Pejgamberin a.s. dhe me Ebu Bekrin u nisën Amir Ibn Fuhejra dhe udhërrëfyesi i cili u priu në drejtim të bregdetit." (Nipi i Surakës, që është nga përcjellësit e hadithit vazhdon të tregojë nga gjyshi i tij Suraka): "Tek ne erdhën lajmëtarët e paganëve kurejshë për të na thënë se ata do t'i jepnin kujtdo që do të vriste ose do të kapte të Dërguarin e Allahut a.s. dhe Ebu Bekrin, një shpërblim prej një qind deveshë për secilin prej tyre, shumë kjo sa gjoba e gjakësit. Kur isha ulur në një kuvend të fisit tim Beni Mudlixh, aty erdhi një burrë prej tyre dhe, siç qe në këmbë tha: "O Suraka! Nuk dyshoj se kam parë disa njerëz larg në bregdet dhe mendoj se ata janë Muhamedi dhe shokët e vet." E kuptova se vërtet duhet të ishin ata, por i thashë: "Nuk janë ata, por ata që ke parë janë filani, filani dhe filani të cilët ne i pamë të nisen për udhë." Pasi ndenja edhe pak në atë kuvend, u ngrita dhe shkova në shtëpi. I thashë skllaves sime që të shkonte të merrte kalin pas kodre dhe ta mbante gati për mua. Pastaj mora heshtën dhe dola nga dera e mbrapme e shtëpisë duke e tërhequr përtokë majën e heshtës dhe me dorezën ulur.307 Kështu, arrita te kali, i hipa dhe ia dhashë me të katra. Kur iu afrova atyre, kali m'u pengua dhe u rrëzova. Pastaj u ngrita, mora kukurën (çantë lëkure me shigjeta) dhe nxorra prej saj shigjetat e shenjta dhe shtiva short nëse duhet t'i lëndoja ata të dy apo jo. Por shorti më doli për atë gjë që nuk e doja! I hipa kalit përsëri dhe e lëshova me të katra, duke mos i dhënë asnjë rëndësi shigjetave të shenjta. Ndërsa po afrohesha, dëgjova këndimin e Kuranit nga i Dërguari i Allahut a.s. i cili nuk e lëvizte aspak shikimin, ndërsa Ebu Bekri shihte shumë andej-këndej. Papritur dy këmbët e para të kalit tim u zhytën në tokë deri tek gjunjët dhe unë rashë prej tij! Pastaj e mallkova atë dhe u ngrita, por me zor po ia nxirrja këmbët nga toka. Kur u ngrit, këmbët e para bënin pluhur që ngrihej në qiell si tym. Përsëri hodha short me shigjetat e shenjta, por përsëri doli ajo që nuk e doja. Ata qëndruan, ndërsa unë i hipa përsëri kalit, derisa shkova tek ata. Kur pashë se si u pengova që të mos u bëj dëm atyre u binda në vetvete se Kauza e të Dërguarit të Allahut a.s. (Islami) do të ngadhnjente. I thashë atij: "Populli yt kanë vënë shpërblim për kokën tënde çmimin e gjakut/' Pastaj i njoftova për gjithçka që kishte kurdisur populli i Mekës kundër tyre. U zgjata atyre edhe ca ushqime udhëtimi e gjëra të tjera, por ata nuk pranuan të marrin asgjë dhe nuk kërkuan asgjë, por vetëm Pejgamberi a.s. më tha: "Mos i trego kujt për ne." Pastaj i kërkova të më shkruante një marrëveshje sigurie dhe paqeje. Atëherë ai urdhëroi Amir Ibn Fuhejran, i cili ma shkroi në një pergamenë (lëkurë të ngjyer) dhe pastaj i Dërguari i Allahut a.s. vazhdoi rrugën. (Më tej Urva Ibn Zubejri vazhdon të tregojë për udhëtimin e tyre): "I Dërguari i Allahut a.s. takoi Zubejrin me një karvan tregtarësh muslimanë që po ktheheshin nga Shami. Ai i dha të Dërguarit të Allahut a.s. dhe Ebu Bekrit të veshin rroba të bardha. Ndërkohë muslimanët e Medines kishin dëgjuar fjalët që i Dërguari i Allahut a.s. kishte dalë nga Meka (për në Medine), kështu që ata çdo ditë në mëngjes filluan të dalin tek Harra. Atje ata prisnin derisa t'i detyronte nxehtësia e mesditës që të ktheheshin në shtëpi. Një ditë, pasi kishin pritur gjatë, ata u kthyen. Sapo arritën në shtëpitë e tyre, një çifut u ngjit në çatinë e një fortese të tyre për një punë të vetën dhe papritur pa të Dërguarin e Allahut a.s. dhe shoqëruesit e tij të veshur me rroba të bardha, duke dalë nga mirazhi i shkretëtirës! Çifuti nuk po përmbahej duke thirrur me sa zë kishte: "O arabë! Ja ku është njeriu juaj i madh, të cilin po e prisni!" Kështu, muslimanët nxituan tek armët dhe e pritën të Dërguarin e Allahut a.s. në majë të Harras. Pejgamberi a.s. u kthye bashkë me ta nga ana e djathtë, derisa u ndal te fisi Beni Amr Ibn Auf. Kjo ndodhi ditën e hënë të muajit Rabiul-Evvel. Ebu Bekri u ngrit të priste njerëzit, ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. ndenji ulur i heshtur. Disa nga ensarët që vinin dhe që nuk e kishin parë më parë të Dërguarin e Allahut a.s., filluan të përshëndesnin Ebu Bekrin. Por kur dielli ndriçoi të Dërguarin e Allahut a.s. dhe Ebu Bekri iu afrua duke i bërë hije me rrobën e tij, vetëm atëherë njerëzit e njohën të Dërguarin e Allahut (a.s.). Ai (a.s.) qëndroi te fisi Amr Ibn Auf dhjetë net dhe ndërtoi xhaminë (Kuba), e cila u ndërtua mbi themelet e përkushtimit. I Dërguari i Allahut a.s. u fal në të, pastaj i hipi devesë dhe vazhdoi rrugën drejt Medines i shoqëruar nga populli, derisa deveja e tij u ul në vendin ku sot është Xhamia e të Dërguarit të Allahut a.s. në Medine. Ato ditë në atë vend faleshin disa nga muslimanët. Ishte një shesh ku thanin hurmat dhe u përkiste Suhejlit dhe Sehlit, dy jetimë që ishin në kujdestari të Asëad Ibn Zuraras. Kur deveja e tij u ul në atë vend, i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Ky vend, në dashtë Allahu, do të jetë vendbanimi ynë." Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. thirri dy djemtë dhe u tha atyre që t'i vinin çmimin atij sheshi me qëllim që atë ta bënte xhami. Dy djemtë i thanë: "Përkundrazi, ne do të ta bëjmë atë ty dhuratë, o i Dërguari i Allahut!" Ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. nuk e pranoi atë si dhuratë prej tyre, por ua bleu tokën. Pastaj aty ai (a.s.) ndërtoi një xhami. Kështu, vetë i Dërguari i Allahut a.s. filloi të mbante tulla qerpiçi për ndërtimin e xhamisë. Kur mbante tulla, ai thoshte: "Kjo barrë është më e mirë se barra e Hajberit, pasi është më e shenjtë te Zoti ynë, më mirë e shpërblyer dhe më e pastër!,x Gjithashtu thoshte edhe: "O Allah! Nuk ka dyshim se shpërblimi i vërtetë është ai i Botës së Përtejme, prandaj mëshiroji ensarët dhe muhaxhirët!" (3905, 3906)
URL:
›  1594 Esmaja r.a. tregon: "Isha shtatzënë me Abdullah Ibn Zubejrin dhe, kur u nisa për në Medine, kisha hyrë në ditët e mia (të muajit të fundit për lindje). Kështu, ndalova në Kuba dhe aty më lindi Abdullah Ibn Zubejri.
Pastaj e mora atë, shkova te Pejgamberi a.s. dhe ia vura foshnjën në prehër. Ai a.s. kërkoi një kokërr hurmë, e përtypi atë dhe i shtiu fëmijës në gojë pak lëng. Kështu pra, gjëja e parë që i ra në bark fëmijës qe pështyma e të Dërguarit të Allahut a.s.. Pastaj Pejgamberi a.s. ia fërkoi atij qiellzën me një kokër hurme dhe iu lut Allahut që ta bekonte atë. Ky ishte fëmija i parë nga muhaxhirët në tokën islame (në Medine).,/ ,(3909)
URL:
›  1595 Ebu Bekri r.a. tregon: "Isha me Pejgamberin a.s. në shpellë. Kur ngrita kokën pashë këmbët e njerëzve. Thashë: "O i Dërguari i Allahut! Në qoftë se disa prej tyre do të vështrojnë poshtë, do të na shohin." Pejgamberi a.s. më tha: "Rri urtë, o Ebu Bekr! Ne jemi dy dhe Allahu është i Treti i tyre." (3922)
URL: