Kapitulli: 1135. Mbërritja e Pejgamberit a.s. dhe e shokëve të tij në Medine
1596.
Berau r.a. tregon: "Të parët që erdhën te ne në Medine qenë Musab Ibn Umejri dhe Ibn Umm Maktumi, të cilët u mësonin njerëzve Kuranin. Pas tyre arritën Bilali, Saadi dhe Ammar Ibn Jasiri. Pastaj mbërriti Umer Ibn Hattabi bashkë me njëzet shokë të Pejgamberit a.s., ndërsa më vonë erdhi Pejgamberi a.s.. Nuk i kam parë kurrë banorët e Medines të gëzohen për ndonjë gjë sa u gëzuan nga mbërritja e të Dërguarit të Allahut a.s., aq sa edhe skllavet thirrnin: "Erdhi i Dërguari i Allahut (a.s.)!" Para se ai të arrinte në Medine, unë kisha kënduar suren (nr. 87) që fillon: "Lavdëro Emrin e Zotit tënd, më të Lartit" bashkë me suret e tjera nga Mufassal". (3925)
|