1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1145. Vrasja e Kab Ibn Eshrefit
›  1616 Xhabiri r.a. tregon: "Një herë, i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Kush do ta vrasë Kab Ibn Eshref? Ai vërtet që ka fyer rëndë Allahun dhe të Dërguarin e Tij." Kështu, u ngrit Muhamed Ibn Meslema dhe tha: "O i Dër'guari i Allahut! A do që unë ta vras atë?" Pejgamberi a.s. i tha: "Po." Muhamed Ibn Meslema tha: "Më lër të them diçka (që ta mashtroj Kabin)" dhe Pejgamberi a.s. e lejoi. Pastaj Muhamed Ibn Meslema shkoi te Kabi dhe i tha: "Ai burrë (Muhamedi a.s.) na kërkon sadaka dhe na ka shqetësuar kështu që kam ardhur tek ti të marr diçka borxh." Kabi i tha: "Për Allah, ju do të lodheni me të." Muhamed Ibn Meslema i tha: "Ne tashmë i kemi shkuar pas, kështu që nuk duam ta lëmë derisa të shohim si do të jetë fundi i tij. Tani ne duam prej teje një barrë deveje ose dy me ushqime." Kabi i tha: "Po (do t'u jap), por duhet të më lini diçka peng." Muhamed Ibn Meslema dhe shoku i tij i thanë: "Ç'gjë do?" Kabi tha: "Më lini peng gratë tuaja." I thanë: "Si mund të t'i lëmë ty peng gratë tona, kur ti je më i pashmi i arabëve?" Kabi u tha: "Atëherë më lini peng fëmijët tuaj." I thanë: "Si mund të t'i lëmë ty peng fëmijët tanë? Më vonë ata do të fyhen nga njerëzit duke u thënë: 'Filani është lënë peng për një barrë deveje a dy'. Kjo gjë do të na poshtëronte rëndë, por ne do të lëmë ty peng armët tona." Kështu, ata i dhanë besën Kabit se do të ktheheshin. Pastaj Muhamed Ibn Meslema shkoi te Kabi natën bashkë me Ebu Nailin që ishte vëlla qumështi me Kabin. Ai i ftoi ata në fortesën e vet dhe zbriti poshtë tek ata. E shoqja e vet e pyeti: "Ku po shkon në këtë orë?" Kabi i tha: "Nuk është tjetër kush përveç Muhamed Ibn Meslema dhe vëllai im i qumështit, Ebu Naili." Ajo i thotë: "Dëgjoj një zë sikur po pikon gjak prej tij." Kabi i thotë: "Nuk janë veçse vëllai im Muhamed Ibn Meslema dhe vëllai im i qumështit Ebu Naili. Një njeri bujar duhet t'i përgjigjet thirrjes natën edhe në qoftë se e ftojnë për ta vrarë." Muhamed Ibn Meslema kishte shkuar me dy burra të tjerë. (Disa përmendin Ebu Abas Ibn Ausin dhe Abbad Ibn Bishrin). Kështu, Muhamed Ibn Meslema hyri brenda bashkë me dy burrat e tjerë dhe u tha atyre: "Kur të vijë Kabi, unë do t'i prek atij flokët dhe do t'i marr erë, ndërsa, kur të më shihni se e kam kapur për koke, atëherë goditeni. (Përcjellësi i dytë i hadithit thotë se Muhamed Ibn Meslema u tha shokëve të tij: "Do t'ua afroj juve kokën e tij që t'i merrni erë.") Kabi zbriti poshtë tek ata i mbështjellë me robat e tij dhe me erë që kundërmonte. Muhamed Ibn Meslema i tha: "Kurrë nuk kam ndjerë erë më të mirë se kjo." Kabi i tha: "Unë kam gratë më të mira arabe që dinë të përdorin llojet më të mira të parfumeve." Muhamed Ibn Meslema i tha: "A më lë që t'i marr erë kokës tënde?" Kabi i tha që po. Muhamed Ibn Meslema i mori erë dhe ia afroi edhe shokëve të tij pastaj i tha përsëri: "A t'i marr erë kokës përsëri?" Ai i tha që po. Kur Muhamed Ibn Meslema e kapi atë fort u tha shokëve të tij: "Hidhuni mbi të!" Kështu, ata e vranë Kabin pastaj shkuan dhe i treguan Pejgamberit a.s.". (4037)
URL: