Kapitulli: 1149. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Vendimi nuk është i yti (o Muhamed a.s., por i Allahut), nëse Ai kthehet me mëshirë ndaj tyre (dhe i fal) apo i ndëshkon, pasi ata në të vërtetë janë keqbërës)." (Kuran, 3:128)
1621.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. u plagos në fytyrë ditën e Uhudit dhe tha: "Si mund të jetë i shpëtuar një popull, i cili plagos fytyrën e Pejgamberit të vet?" Pastaj zbriti ky ajet: "Vendimi nuk është i yti (o Muhamed a.s., por i Allahut), ..." (Kuran, 3:128) (4069)
1622.
Ibn Umeri r.a. tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. pas ngritjes nga rukuja (përkulja) në rekatin e dytë të namazit të agimit që të thoshte: 'Semi-Allahu limen hamideh, Rabbena ve lekel-hamd - Allahu e ka dëgjuar atë që e lavdëroi Atë. Zoti ynë, gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Ty! O Allah! Mallkoje filanin, edhe filanin, edhe filanin (duke përmendur emra të femohuesve kurejshë)!" Kështu, Allahu i Madhëruar shpalli ajetin: "Vendimi nuk është i yti ..." (Kuran, 3:128) (4070)
|