Kapitulli: 115. Fërkimi i mesteve me duar të lagura
153.
Abdullah Ibn Umeri r.a. tregon se e ka dëgjuar Saad Ibn Ebi Vekkasin r.a. të thoshte se (një herë, gjatë marrjes së avdesit) Pejgamberi a.s. i fërkoi mestet me duar të lagura (në vend që të lante këmbët). Abdullah Ibn Umeri r.a. pyeti Umerin r.a. (të atin) për këtë, ndërsa ai iu përgjigj: "Po" dhe i shtoi: "Sa herë që të të tregojë Saadi ndonjë hadith nga Pejgamberi a.s., atëherë nuk është nevoja të pyesësh për të, tjetër kënd." (202)
154.
Amr Ibn Umejjeh Damriju r.a. tregon se ai e ka parë Pejgamberin a.s. të fërkonte mestet me duar të lagura (gjatë marrjes së avdesit). (204)
155.
Po Amri r.a. tregon: "E kam parë Pejgamberin a.s. të fërkojë me dorë të lagur çallmën e tij dhe mestet (gjatë marrjes avdes)." (205)
|