1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1158. Lufta e Hudejbijes dhe Fjala e Allahut të Lartësuar: "Sigurisht që Allahu ishte i kënaqur me besimtarët, kur ata të dhanë besën ty (o Muhamed a.s.) nën pemë." (Kuran, 48:18)
›  1636 Berau r.a. ka thënë: "Ju njerëz e quani si Fitoren e qartë çlirimin e Mekës, i cili ishte vërtet një fitore. Ndërsa ne e vlerësojmë se Fitorja e qartë ishte Besëlidhja e Madhe e Kënaqësisë së Allahut, "Bejatu Ridvaan", të cilën e lidhëm me Pejgamberin a.s. ditën e Hudejbijes, kur ishim një mijë e katërqind vetë. Hudejbija ishte një pus, por ne ia morëm të gjithë ujin, duke mos lënë asnjë pikë në të. Kur i treguam Pejgamberit a.s. për këtë, ai shkoi e u ul në anë të tij dhe kërkoi t'i çonin një enë me ujë. Pasi mori avdes e shplau gojën me ujë dhe bëri dua. Pastaj e derdhi ujin e mbetur në enë në pus. Nuk ndenjëm shumë kur ja! Nga pusi doli ujë aq sa deshëm ne dhe kafshët tona!" (4150)
URL:
›  1637 Xhabiri r.a. tregon: "Ditën e Hudejbijes i Dërguari i Allahut a.s. na tha: "Ju jeni njerëzit më të mirë në botë!" Ne qemë një mijë e katërqind veta. Po të shikoja tani, do t'ua kisha treguar vendin e pemës (nën të cilën ne dhamë besën)." (4154, 4155)
URL:
›  1638 Suveid Ibn Nuëmani r.a., i cili ka qenë një nga ata që dhanë besën nën pemë, tregon se të Dërguarit të Allahut a.s. dhe shokëve të tij iu dhanë sevik dhe ata e përtypën atë. (4175)
URL:
›  1639 Umeri r.a. tregon se një natë po udhëtonte bashkë me Pejgamberin a.s. dhe e ka pyetur atë për diçka, por i Dërguari i Allahut a.s. nuk i është përgjigjur. Umeri e ka pyetur përsëri, por ai nuk i është përgjigjur. E ka pyetur për herë të tretë, por prapë ai nuk i është përgjigjur. Pas kësaj Umeri ka thënë me vete: "Mbettë nëna jote pa ty, o Umer! E pyete të Dërguarin e Allahut a.s. tri herë dhe nuk të ktheu asnjë përgjigje." Umeri vazhdon të tregojë: "Pastaj e nxitova devenë time dhe e bëra të dalë përpara muslimanëve të tjerë. Ndërkohë kisha frikë se mos shpallej ndonjë ajet Kurani në lidhje me mua. Nuk kishte kaluar një çast, kur dëgjova dikë të më thërrasë. Atëherë pata vërtet frikë se mos shpallej ndonjë ajet Kurani në lidhje me mua Pastaj shkova tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe e përshëndeta, ndërsa ai më tha: 'Sonte më është shpallur një sure, e cila është më e dashur për mua nga gjithçka që ndriçon dielli (sesa gjithë bota) dhe këndoi: 'Me të vërtetë që Ne të kemi dhënë ty (o Muhamed) një fitore të qartë!' (Kuran, 48I1)'' (4177)
URL:
›  1640 Misvari r.a. tregon: "Një herë, Pejgamberi a.s. u nis me më shumë se një mijë vetë nga shokët e tij vitin e Hudejbijes. Kur mbërriti në Dhul- Hulejfe, ai i vuri kurorë kurbanit të tij dhe aty veshi ihramin për umre. Ndërkohë dërgoi një spiun nga fisi Huzaa. Pejgamberi a.s. vazhdoi rrugën derisa, kur arriti në fshatin Gadin Eshtat, I erdhi spiuni dhe i tha: "Kurejshët kanë mbledhur ushtri të madhe kundër teje, kanë organizuar kundër teje edhe abisinasit. Ata do të të luftojnë, ata do të të pengojnë dhe do të të ndalojnë që të hysh në Qabe." Pejgamberi a.s. tha: "O njerëz! Me jepni mendimin tuaj. A më këshilloni që t'i shkatërroj familjet dhe fëmijët e atyre të cilët duan të na ndalojnë nga Qabeja? Apo, në qoftë se do të vijnë tek ne për paqe, atëherë Allahu i Madhëruar do ta shkatërronte ndonjë spiun të paganëve, ose përndryshe t'i lëmë në një gjendje të mjeruar." Ebu Bekri tha: "O i Dërguari i Allahut! Je nisur dhe ke ardhur me qëllimin për të vizituar këtë Shtëpi (Qabenë) dhe jo me qëllimin për të vrarë kënd, as për të luftuar me ndokënd. Vazhdo pra drejt saj. Kushdo që do të na ndalojë drejt saj, atëherë atë do ta luftojmë." Pas kësaj Pejgamberi a.s. tha: "Vazhdoni përpara në Emër të Allahut." (4178, 4179)
URL:
›  1641 Nafiu tregon se Umeri r.a. e çoi të birin ditën e Hudejbijes të merrte kalin e tij nga një ensar, kur ai i gjeti njerëzit duke i dhënë besën të Dërguarit të Allahut a.s. tek pema, ndërsa Umeri nuk dinte gjë për këtë! Kështu, Abdullahu, i biri i Umerit, i dha besën Pejgamberit a.s. pastaj shkoi të merrte kalin dhe ia solli Umerit që po vishte parzmoren për t7u bërë gati për luftë. Ibn Umeri i tregoi atij se njerëzit po i jepnin besën të Dërguarit të Allahut nën pemë. Kështu, Umeri u nis dhe i biri e shoqëroi atë, derisa ai i dha besën të Dërguarit të Allahut a.s.. Qe kjo ndodhi ajo që i bëri njerëzit të thoshin se i biri i Umerit e përqafoi Islamin (dha Besën e Hudejbijes) përpara Umerit. (4186, 4187)
URL:
›  1642 Abdullah Ibn Ebi Aufa r.a. tregon: "Ishim me Pejgamberin a.s. kur ai bëri umren. Ai bëri tavaf rreth Qabesë, ashtu bëmë edhe ne bashkë me të; ai fali namaz, ashtu bëmë edhe ne bashkë me të; ai bëri sa'jin ndërmjet Safas dhe Mervas, (ashtu bëmë edhe ne bashkë me të dhe) se po e mbroriim nga mekasit që askush të mos e dëmtonte aspak." (4188)
URL: