Kapitulli: 1171. Çeta e Abdullah Ibn Hudhafes dhe e Alkama Ibn Muxhezzizit, së cilës i thonë edhe çeta e ensarëve
1675.
Aliu r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. dërgoi një çetë nën komandën e një ensari dhe i urdhëroi ushtarët që t'i bindeshin atij. Duke ecur ai u nxeh dhe u tha atyre: "A nuk ju urdhëroi Pejgamberi a.s. të më bindeni mua?" Ata i thanë: "Po, vërtet." Ai u tha: "Atëherë më mblidhni dru zjarri." Kështu ata i mblodhen drutë. U tha: "Ndizni një zjarr." Kur ata e ndezën atë, ai u tha: "Hyni në të!" Kështu, ata deshën të hynin, por filluan të mbanin njëri-tjetrin duke thënë: "Ne vrapuam te Pejgamberi për t'i shpëtuar zjarrit." Ata vazhduan ta përsërisnin atë fjalë derisa zjarri u shua dhe zemërimi i komandantit u qetësua. Kur kjo ngjarje i mbërriti në vesh Pejgamberit a.s., ai tha: "Po të kishin hyrë në të, ata nuk do të kishin dalë prej tij deri Ditën e Kijametit. Bindja është detyrë vetëm kur urdhërohet e mira"." (4340)
|