1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1181. Haxhi i Lamtumirës
›  1693 Hadithi i Ibn Umerit r.a. për namazin që ka falur Pejgamberi a.s. brenda në Qabe (hadithi nr. 296/468)
Këtu ai shton se në vendin ku u fal Pejgamberi a.s. ishte vendosur një copë mermeri i kuq. (4400)
URL:
›  1694 Zejd Ibn Arkam tregon se Pejgamberi a.s. ndërmori nëntëmbëdhjetë beteja e fushata luftarake, ndërsa bëri vetëm një haxh pas mërgimit në Medine dhe nuk bëri më haxh tjetër pas tij, pra pas Haxhit të Lamtumirës. (4404)
URL:
›  1695 Ebu Bekra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Koha (njehsimi i saj) është kthyer në formën fillestare, kur Allahu krijoi qiejt dhe tokën: Viti ka 12 muaj, katër prej të cilëve janë të shenjtë. Tre vijnë njëri pas tjetrit: Dhul-Kaëda, Dhul-
Hixhxhe dhe Muharemi (i njëmbëdhjeti, i dymbëdhjeti dhe i pari), ndërsa i katërti, muaji Rexheb, i cili quhet kështu sipas fisit Mudar, është muaji i shtatë ndërmjet muajve Xhumada Thanija dhe Shaban." Pastaj Pejgamberi a.s. pyeti: "Cili muaj është ky (në të cilin jemi tani)?" I thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë." Pas kësaj ai a.s. heshti aq gjatë sa menduam se do ta emërtonte atë me ndonjë emër tjetër, pastaj tha: "A nuk është muaji i Dhul-Hixhxhes?" Ne iu përgjigjëm: "Po, vërtet." Pastaj pyeti: "Cili qytet është ky?" Thamë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë." Përsëri heshti aq gjatë saqë menduam se do ta thërriste atë me ndonjë emër tjetër, pastaj tha: "A nuk është kjo Meka?" U përgjigjëm: "Po, vërtet." Përsëri ai a.s. pyeti: "Ç'ditë është kjo sot?" Thamë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë." Ai a.s. heshti aq gjatë saqë menduam se do ta quante atë me ndonjë emër tjetër, pastaj tha: "A nuk është kjo Dita e (Bajramit të) Kurbanit?" Thamë: "Po, vërtet." Pastaj Pejgamberi a.s. tha: "Kështu pra, gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janë të shenjtë ndër ju, ashtu si shenjtëria e kësaj dite, në këtë qytet (të shenjtë), në këtë muaj (të shenjtë). Ju sigurisht që do ta takoni Zotin tuaj dhe Ai padyshim që do t'ju pyesë për veprat tuaja. Kini mendjen! Mos e humbisni rrugën (dhe të bëheni femohues) pas meje, duke i prerë kokën njëri-tjetrit. Çdo i pranishëm këtu e ka për detyrë që t'ia përcjellë mesazhin tim atyre që nuk janë këtu.Mbase ndokush që i mbërrin kjo fjalë mund ta kuptojë atë më mirë e më thellë sesa ndonjë që e ka dëgjuar atë vetë." Pastaj Pejgaberi a.s. përsëriti dy herë: "Pra, a jua kam përcjellë (Mesazhin e Allahut)!" (4406)
URL:
›  1696 Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e rruajti kokën në Haxhin e Lamtumirës. Kështu bënë edhe disa nga shokët e tij, ndërsa disa të tjerë i shkurtuan flokët. (4411)
URL: