1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 1185. Sëmundja dhe vdekja e Pejgamberit a.s.
›  1701 Aishja r.a. tregon se, gjatë sëmundjes në të cilën ndërroi jetë, Pejgamberi a.s. i thirri Fatimes r.a. dhe i tha asaj diçka fshehtas, ndërsa ajo filloi të qajë. Pastaj ai e thirri atë përsëri dhe i tha diçka fshehurazi dhe ajo filloi të qeshë. Ne e pyetëm atë për këtë dhe ajo na tha: "Pejgamberi a.s. më foli fshehtas dhe më tha se ai do të jepte shpirt në atë sëmundje që ai vdiq, kështu që unë qava; pastaj më foli përsëri fshehtas dhe më bëri të ditur se unë do të jem e para nga familja e tij që do t'i shkoj pas atij, kështu që unë qesha." (4433, 4434)
URL:
›  1702 Aishja r.a. tregon: "Shpesh e dëgjoja Pejgamberin a.s. të thoshte se asnjë Pejgamber nuk vdes derisa t'i jepet e drejta të zgjedhë ndërmjet jetës së dynjasë ose jetës së Ahiretit. Kështu, gjatë sëmundjes në të cilën ai ndërroi jetë, unë e kam dëgjuar atë të thoshte me zërin që po i ngjirej: "Në shoqërinë e atyre mbi të cilët Allahu ka derdhur Mirësinë e Tij ..." (Kuran, 4:69). Kjo më bëri të mendoj se edhe atij po i jepej e drejta të zgjidhte." (4435)
URL:
›  1703 Aishja r.a. tregon: "Kur i Dërguari i Allahut a.s. ishte i shëndoshë, gjithnjë thoshte: "Nuk ka ndodhur kurrë që t'i merret shpirti ndonjë Pejgamberi pa e parë vendin e tij në Xhenet, pastaj i jepet jetë ose i lihet të zgjedhë." Kur Pejgamberi a.s. u sëmur dhe iu afruan çastet e fundit, kur do t'i merrej shpirti, ai i humbi ndjenjat me kokën e vënë në këmbën time. Sapo erdhi në vete, e përqendroi shikimin lart nga çatia e shtëpisë, pastaj tha: "O Allah! Me shokët më të lartë!" Atëherë thashë me vete: 'Pra, ai nuk do të rrijë më me ne!' Pastaj e kuptova se kjo gjendje e tij ishte tamam vërtetim i fjalës së tij që ai gjithnjë na e përsëriste kur ishte shëndoshë." (4437)
URL:
›  1704 Aishja r.a. tregon: "Sa herë që i Dërguari i Allahut a.s. sëmurej, ai i frynte vetes (duarve), duke kënduar muavvidhatet (dy suret e fundit të Kuranit: Kul eudhu birabi-bilfelek dhe Kul eudhu birab-bin-nas), pastaj fërkonte trupin me duar. Kur e kapi sëmundja prej së cilës ai ndërroi jetë, fillova unë t'ia këndoj ato dy sure që ai i këndonte gjithnjë. Pastaj e merrja dorën e Pejgamberit a.s. e ia kaloja lehtë mbi trupin e tij." (4439)
URL:
›  1705 Aishja r.a. tregon: "Dëgjova Pejgamberin a.s. para se të vdiste, ndërsa shpinën e kishte mbështetur tek unë, të thoshte:
"O Allah! Më fal, më mëshiro dhe më bashko me shoqërinë më të lartë!" (4440)
URL:
›  1706 Aishja r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. vdiq duke qenë i mbështetur në kraharorin tim. Kështu që tani asnjëherë nuk më shqetëson agonia e vdekjes së askujt tjetër pas Pejgamberit a.s.." (4446)
URL:
›  1707 Ibn Abbasi r.a. tregon: Aliu r.a. doli nga shtëpia e të Dërguarit të Allahut a.s. gjatë sëmundjes së tij në të cilën ai ndërroi jetë, dhe njerëzit e pyetën: "O Ebu Hasan! Si u gdhi sot i Dërguari i Allahut?" Ai u tha: "Me Mëshirën e Allahut është përmirësuar." Pastaj Abbasi (xhaxhai i Pejgamberit a.s.) e kapi për dore dhe i tha: "Për Allah që pas tri ditësh do të udhëhiqesh nga dikush tjetër. Për Allah, unë e ndiej se i Dërguari i Allahut a.s. do të vdesë pikërisht nga kjo sëmundje që e ka kapur. Unë e di mirë si duken fytyrat e bijve të Abdul-Muttalibit në prag të vdekjes. Hajde pra të shkojmë tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe ta pyesim se kujt do t'i mbetet Kalifati. Në qoftë se do të na jepet neve, atëherë do ta dimë këtë gjë dhe, në qoftë se do të jetë i dikujt tjetër, atëherë txi themi që ai ta këshillojë sunduesin e ri që të kujdeset për ne." Aliu i tha: "Për Allah! Në qoftë se ne ia kërkojmë Kalifatin të Dërguarit të Allahut a.s. dhe ai nuk na e jep atë neve, atëherë njerëzit nuk do të na e japin më atë kurrë pas tij. Dhe unë, për Allah, nuk do t'ia kërkoj atë të Dërguarit të Allahut a.s/' (4447)
URL:
›  1708 Aishja r.a. tregon: "Një nga mirësitë e Allahut për mua ka qenë edhe fakti se i Dërguri i Allahut a.s. vdiq në shtëpinë time, ditën e rradhës sime, i mbështetur në kraharorin tim dhe se Allahu bëri që pështyma ime të bashkohet me pështymën e tij në çastet e vdekjes së tij. Në ato çaste hyri tek unë Abdurr-Rrahmani (vëllai im), duke mbajtur në dorë kishte një shkop sivaku. Unë po mbaja në kraharor të Dërguarin e Allahut a.s. dhe vura re se ai po vështronte Abdurr-Rrahmanin. Nga kjo kuptova se ai donte sivakun dhe i thashë: "A t'ia marr atë për ty?" Ai bëri me kokë në shenjë pranimi. Kështu që unë e zbuta atë në gojën time, pastaj ai (a.s.) pastroi dhëmbët e vet me të. Përballë tij ishte një vorbë a një ibrik me ujë. Ai filloi të fusë duart në të dhe me to fërkonte fytyrën duke thënë: "Laa ilahe il-Allah - Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Allahut! Vërtet që vdekja ka agonitë e veta!" Pastaj ngriti dorën lart dhe filloi të përsërisë: "Në shoqërinë më të lartë!" derisa iu mor shpirti dhe i ra dora. (4449)
URL:
›  1709 Aishja r.a. tregon: "Gjatë sëmundjes së Pejgamberit a.s., ne i futëm atij ilaç në njërën atë të gojës. Atëherë ai filloi të na e bëjë me shenjë duke dashur të thotë: "Mos më futni bar në gojë". Ne thamë: "I sëmuri gjithnjë i urren barnat." Kur u përmirësua dhe u ndie pak më mirë, ai tha: "A nuk ju ndalova të më shtini bar në gojë?" Ne i thamë: "(Menduam si për të gjithë), ngaqë i sëmuri i ka inat barnat." Ai tha: "Të gjithë juve që jeni në dhomë futni ilaç në gojë duke ju parë unë, përveç Abbasit, pasi ai nuk ju ka parë se ç'më bëtë mua!" (4458)
URL:
›  1710 Enesi r.a. tregon: "Kur Pejgamberit a.s. iu rëndua sëmundja dhe humbi ndjenjat, Fatimja (e bija) tha: "Oh, sa dhimbje për babain tim!" Ai i tha: "Nuk ka më dhimbje për babanë tënd pas kësaj dite!" (4462)
URL: