Kapitulli: 1194. Bekare - Fjala e Allahut, të Gjithëmëshirshmit: "Thoni (o ju muslimanë): "Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit ..." (Kuran, 2:136)
1719.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Pasuesit e Librit (çifutët) e lexonin Teuratin në hebraisht dhe ua shpjegonin mulimanëve në arabisht. Për këtë shkak i Dërguari i Allahut a.s. tha: "As mos i besoni ithtarët e Librit dhe as mos i përgënjeshtroni, por thoni: 'Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit ..." (Kuran, 2:136) (4485)
|