Kapitulli: 1195. Bekare - Fjala e Allahut, të Gjithëditurit: "Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju." (Kuran, 2:143)
1720.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Ditën e Kiametit do të thirret Nuhu a.s. dhe do të thotë: 'Lebejke ve Saadejke (i përgjigjem thirrjes Suaj dhe u bindem Urdhrave Tuaja), o Allah!' Allahu do t'i thotë: 'A e ke bërë përcjellë Mesazhin319?7 Nuhu do të thotë: 'Po'. Pastaj do të pyetet kombi i tij: 'A jua ka bërë të njohur Mesazhin Tonë?' Ata do të thonë: 'Nuk ka ardhur ndonjë këshillues tek ne/ Pastaj Allahu do t'i drejtohet Nuhut: 'Kush do të dëshmojë për ty (që e ke njoftuar Mesazhin Tonë)?' Ai do të thotë: 'Muhamedi a.s. dhe pasuesit e tij/ Kështu pra, ju do të dëshmoni se ai e ka njoftuar Mesazhin dhe i Dërguari (Muhamed a.s.) do të jetë dëshmitar përmbi ju. Ky është kuptimi i Fjalës së Allahut: 'Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju." (4487)
|