Kapitulli: 1200. Ali Imran - Fjala e Allahut, Gjykuesit më të Urtë: "Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël ..." (Kuran, 3:77)
1725.
Ibn Ebi Muljeka tregon: "Dy gra që po qepnin këpucë në një shtëpi u zunë me njëra-tjetrën. Njëra prej tyre doli jashtë me një fëndyell të ngulur në dorë. Për këtë ajo paditi gruan tjetër. Çështja iu paraqit Ibn Abbasit r.a.. Ai tha se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Në qoftë se njerëzve do t'u jepej ajo që kërkojnë, pa u provuar pretendimi i tyre, atëherë do të kishte humbur jeta dhe pasuria e kombit." Kujtojani asaj (të pandehurës) Allahun dhe këndojani këtë ajet: "Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t'u flasë atyre, as nuk do t'i shikojë në Ditën e Kiametit dhe as nuk do t'i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm." (Kuran, 3:77). Ata ia kujtuan asaj këtë dhe ajo pranoi. Pastaj Ibn Abbasi tha se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Duhet të betohet i pandehuri (pra i akuzuari, në mungesë të provave kundër tij)." (4552)
|