Kapitulli: 1201. Ali Imran - Fjala e Allahut, Rregulluesit më të mirë të punëve: "(Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: "Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni! ..." (Kuran, 3:173)
1726.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Shprehja "Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!", është thënë nga Ibrahimi a.s. kur ai u hodh në zjarr. U tha edhe nga Muhamedi a.s. kur hipokritët i thanë: "Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësojuni atyre!" Kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: "Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!" (Kuran, 3:173) (4563)
|