Kapitulli: 1203. Ali Imran - Fjala e Allahut, Mbizotëruesit: "Mos mendo se ata që gëzohen për çfarë kanë punuar dhe dëshirojnë të lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar..." (Kuran, 3:188)
1728.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut a.s. disa burra nga hipokritët mbeteshin pas vazhdimisht dhe nuk shkonin me të Dërguarin e Allahut a.s. në fushatat luftarake që ai ndërmerrte. Ata këna- qeshin që rrinin në shtëpi dhe që nuk i shkonin pas të Dërguarit të Allahut a.s.. Kur i Dërguari i Allahut a.s. kthehej nga lufta, ata paraqisnin shfajësime të rreme dhe betoheshin, duke dëshiruar që të falënderohen për atë që nuk e kishin bërë. Për këtë zbriti ajeti: "Mos mendo se ata që gëzohen për çfarë kanë punuar dhe dëshirojnë të lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar, pra, kurrsesi mos mendo se ata do t'i shpëtojnë ndëshki- mit; për ata do të ketë ndëshkim të dhembshëm." (Kuran, 3:188) (4567)
1729.
Ibn Abbasi r.a. tregon se dikush e ka pyetur atë: "Në qoftë se do të ndëshkohet çdo njeri që gëzohet për atë që i është dhënë dhe që i pëlqen të lavdërohet për diçka që nuk e ka bërë, atëherë të gjithë ne do të ndëshkohemi!,/ Ibn Abbasi r.a. i tha: "Po ju ç'keni të bëni me këtë ajet? Ai përputhet me rastin kur Pejgamberi a.s. thirri çifutët për t'i pyetur për diçka, por ata ia fshehën të vërtetën dhe i treguan atij diçka tjetër. Pastaj iu sollën atij sikur e meritonin që ai fi falënderonte, meqë iu përgjigjën pyetjevetë tij dhe u gëzuan për atë që kishin mbajtur të fshehur"320-, pastaj Ibn Abbasi r.a. këndoi ajetin e mësipërm Kuran, v.3:188) (4568)
|